E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al-Kaeda: Do përdorim armët e shfarosjes në masë

Burime nga agjencitë amerikane të zbulimit kanë bërë të ditur se pasuesit e Al-Kaedës po përgatiten të transmetojnë një video të re në 24 orët e ardhshme, në të cilën, u kërkohet luftëtarëve të Xhihadit, të "rrëmbejnë armët biologjike, kimike dhe bërthamore për të sulmuar Perëndimin". Xhihadistët, sipas burimeve, do të përdornin armë të tilla kundër civilëve. "Ka disa sinjalizime që kanë të bëjnë me një mesazh të ri të Al-Kaedës, që fton në përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, kundër civilëve", ka deklaruar zëdhënësi i FBI-së, Riçard Kolko. Por, pavarësisht mungesës së kërcënimeve konkrete, FBI ka shpërndarë një deklaratë në 18 mijë seli të agjencive të sigurisë, në të gjithë vendin, për të rritur gatishmërinë. Por, analistët e pavarur bëjnë thirrje që të mos ekzagjerohet çështja, sepse ka gjasa që videoja, të jetë një "prodhim" i mbështetësve të Al-Kaedës, e jo mesazh zyrtar i një grupi specifik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›