Rekordet e mëdha të kampionëve të moçëm
Në moshën 77-vjeçare ka ngjitur Everestin. Njeriu më i moshuar në malin më të lartë të botës. Njeriu që ka vendosur këtë rekord të ri është Min Bahadur Sherchan, alpinisti nepalez, i cili ka thyer rekordin, që prej kohësh e mbante një ish-mësues pensionist japonez. Pasi kishte ngjitur 8848 metra, Katsusuke Yanagisawa kishte mbërritur në "majë të botës një vit më parë, në moshën 71- vjeçare. Ministri i Turizmit të Nepalit bëri me dije se "Sherchan është kthyer shëndoshë e mirë në vendin nga i cili u nis për këtë aventurë të rrezikshme". Më shumë se 3000 mijë njerëz kanë arritur të shkojnë deri atje. Për shembull, Appa Sherpa, në moshën 48-vjeçare e ka ngjitur plot 18 herë, ndërsa mes atyre që i kanë kaluar të 70-at në "Guinness" më parë ka qenë shkruar emri i japonezit, që tashmë u zëvendësua nga ai i nepalezit. Vetëm këta njerëz treguan se do t‘i sfidonin të gjitha vështirësitë për të arritur deri në fund. Plakja nuk është thjesht një proces i pandryshueshëm i qenieve njerëzore, sepse sot gjithmonë e më shumë njerëz të moshës së tretë marrin përsipër aventura të rrezikshme, si për shembull ata që hidhen nga aeroplanët me parashutë, kërcim së larti apo pjesëmarrja në maratona. Sigurisht që kushti i parë është të kesh një shëndet të mirë. Gjenerali Douglas MacArthur thoshte: "Rinia nuk është periudhë e jetës, është gjendja shpirtërore". E në fakt duket se këtë thënie të tij e ka përvetësuar më së miri Michael Fournier, që kërkon të shkruajë emrin në histori në moshën 64-vjeçare. Fournier që mban mbi shpinë 8500 hedhje me parashutë, kërkon "të mundë" vetveten me një hedhje nga 40 mijë metra (12 mijë metra është rekordi i vendosur prej tij në vitin 1992). Dhe tani, me më shumë ambicie se më parë, kërkon të arrijë atë që nuk mundi në vitin 1993. Për parashutistin francez kjo dëshirë është bërë "qëllim" i një jete të tërë dhe për të arritur këtë dëshirë të çmendur ka studiuar më shumë se njëzet vjet. Sot, në Kanada, nëse kushtet atmosferike e lejojnë një gjë të tillë, ka dëshirë që ta riprovojë sërish. Sigurisht që një rekordmeni i duhet stërvitje, por ka edhe nga ata që marrin përsipër të garojnë në gara të tilla pa hequr dorë nga veset. Kështu bën Buster Martin, 101-vjeçari që vrapon, këndon dhe pi vazhdimisht alkool. Në 13 prillin e kaluar mori pjesë, madje arriti deri në fund, në maratonën e Londrës. Objektivi i tij ishte që të bënte 42 kilometra vrap në më pak se 14 orë. Për këtë arsye, ish-lideri i "Zimmers" (grup anglez i rrokut), ka hedhur në "YouTube" një këngë, "My generation", që ia kushton vetvetes, meqë arriti ta përfundonte garën brenda më pak se dhjetë orësh. Pastaj, sapo përfundoi garën, përpara kamerave paraqiti provën e asaj që ai e quan sekretin e jetëgjatësisë, duke e festuar fitoren me një shishe birre në dorë. Një krikëll birrë në ditë dhe shumë aktivitet fizik janë eliksiri i jetëgjatësisë ka treguar ai me qetësinë më të madhe, kur të gjithë ata që e rrethonin e pyesnin se si ishte e mundur që në moshën 101-vjeçare të marrësh pjesë në një maratonë. Nuk qëndron pas edhe italiani Ottavio Missioni. Stilisti, një ish-kampion olimpik në atletikë, në moshën 87-vjeçare tregon se nuk ka hequr asnjëherë dorë nga stërvitja dhe të fituarit. Akoma edhe sot merr pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara. Po ashtu, më pak se një vit më parë, në korrik të 2007-ës, hyri në rekordin "Guinness" italiani tjetër, Piero Paci. Para se të shuante 90 qirinjtë mbi tortë, Piero Paci arriti të ngjiste 3000 metrat e një mali në qytetin e tij të lindjes. Pavarësisht se iu deshën 3 orë për t‘u ngjitur, kur arriti në majë deklaroi: "Nuk duhet harruar se sporti është shëndet dhe se ambiciet dhe durimi bëjnë që të kalosh me sukses sfida të mëdha në jetë". Po ç‘mund të thuash për Lucia Servadaio, e datëlindjes 1900, që fluturoi rreth një orë me parashutë nën këmbët e malit të Cervinos në vitin 2005. Një mënyrë akoma më e veçantë për të festuar 105 vitet e jetës së saj.
Mosha
Të thyesh një rekord? Mund ta bësh edhe në moshën e tretë, me kusht që të kryesh çdo ditë ushtrime fizike, të kontrollosh ushqimin dhe peshën dhe të kesh shëndet të mirë. Por lind pyetja se cilat janë rreziqet që u kanosen, duke marrë parasysh rrezikun e këtyre sporteve dhe "moshën" e madhe të atletëve. "Gjithmonë e më shpesh mosha kronologjike dhe ajo biologjike nuk përputhen me njëra-tjetrën. Për shembull, një njeri 80 vjeç, që gëzon shëndet të plotë, nëse ka bërë një jetë të shëndetshme dhe është marrë me sport, mund të ketë moshën biologjike të një 60-vjeçari. Shumë njerëz nuk e shohin moshën e tretë si fundin e jetës, ndaj kujdesen për veten më shumë se më parë. Duhet të marrim parasysh se ka ndryshuar edhe sjellja psikologjike e të moshuarve: nuk janë më pleq që rrinë gjithë ditën ulur në kolltuk, por kanë dëshirë të tregojnë se akoma mund të fitojnë", tregojnë specialistët që studiojnë sëmundjet e pleqërisë. Por cila është fusha më e mirë për të sfiduar një rekord? "Në këtë moshë muskujt janë shumë elastikë, ndaj nuk është mirë të merresh me sporte që shkaktojnë lodhje dhe sforcim muskulor. Aktivitetet fizike si maratona apo vrapi, janë idealet për këtë moshë", përfundojnë specialistët.
Rekorde të tjera
Janë thuajse të pamundura rekordet e vendosura në Everest gjatë këtij viti. Pak kohë më parë, 22 alpinistët arritën të ngjiteshin në majë, ku 86 prej tyre në të njëjtën ditë. Po ashtu, këtë vit arriti të përmirësonte rekordin e tij Appa Sherpa. Kjo ishte hera e 18-të për të që ngjiste 8848 metrat e Everestit. Për më tepër, ngjitja e parë pa oksigjen në çatinë e botës ka ndodhur tridhjetë vjet më parë, në 8 maj të vitit 1978, nga gjermani Reinhold Messner dhe austriaku Peter Habeler. Po ashtu, gjermani Messner ishte edhe i pari që në 21 gusht të vitit 1980 arriti të ngjitej i vetëm, pa oksigjen apo aparatura ndihmëse. Ndërsa gruaja e parë që ka arritur ta ngjisë malin më të lartë të botës ka qenë japonezja Junko Tabei, në 16 maj të vitit 1975. Edhe njeriu më i ri që shkeli çatinë e botës ishte nepalezi Temba Tshiri, në 23 maj të 2001-shit. Në atë kohë ai ishte vetëm 16 vjeç e 17 ditë.