E Diel, 1 Nëntor 2026

Takim historik Tajvan-Kinë, marrëdhëniet drejt përmirësimit

Ishte një takim historik që konfirmon ngrohjen e marrëdhënieve mes Kinës dhe Tajvanit. Për të parën herë në gjashtë dekada, është zhvilluar një takim në Pekin, mes liderëve kinezë dhe tajvanezë. Vëzhguesit thonë se bisedimet paqtuese duket se janë shumë më efikase që pasi lideri i Partisë Nacionaliste të Tajvanit, mbështeti linjën kineze sipas të cilës, të dyja vendet janë pjesë e një kombi të vetëm. Kina pretendon se Tajvani është i saji pavarësisht nga ndarja në vitin 1949, nëpërmjet luftës civile. Nacionalistët tajvanezë rrëzuan Partinë Progresiste Demokratike, pro-pavarësisë, në zgjedhjet e zhvilluara këtë vit. Partia në pushtet e Presidentit Ma Jing-Jeou, po përpiqet të vendosë lidhje ekonomike me Kinën dhe të rilançojë fluturimet direkte mes qyteteve kineze dhe tajvaneze. Por, pavarësisht se ai kundërshton pavarësinë, nuk është e thënë që të nxitohet për një shkrirje edhe politike me Kinën.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›