E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al-Kaeda Ne Boterorin 2022 do te rrembejme K. Ronaldon

Terrorizmi Kercenime edhe per Rusi 2018. Xhihadistet Finalen e evenimentit ne Katar e fitojme ne me pengmarrjen e yllit portugez

Hija e Al-Kaedas bie mbi Kupen e Botes 2022 qe do te zhvillohet ne Katar. Vetem pak ore pas vendimit te marre ne Zyrih nga FIFA kane nisur te qarkullojne mesazhe te shumta te ekstremisteve islamike qe e lidhin evenimentin me te rendesishem te futbollit me Kalifatin Islamik dhe Osama Bin Laden. Kercenimet e publikuara ne forumet e xhihadisteve ne internet kane nxitur sirenat e alarmit mes eksperteve te antiterrorizmit. Ekziston frika se disa celula mund ta shfrytezojne Kupen e Botes per te pergatitur atentate te ndryshme ndersa nje prej aktiviteteve rreth te cilit eshte folur ne menyre te hapur eshte rrembimi i yllit te futbollit boteror Kristiano Ronaldo. Kercenimet jane gjetur nga sajti i sherbimeve informative te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Site. Finalja e Boterorit 2022 ne Katar do te jete me entuziazmuesja ne histori. Futbollisti portugez Kristiano Ronaldo do te rrembehet dhe fituese e aktivitetit do te jete Al-Kaeda - ishte mesazhi i nje perdoruesi me emrin Abu Khubeib al-Khorasani. Nje skenar i parashikuar nga disa ekstremiste te tjere eshte se ne vitet e ardhshme njerezit e Osama Bin Laden do te jene ne krye te nje shteti islamik ne Gji. Pas 10 vjeteve Katari nuk do te ekzistoje me. Ai do te zevendesohet nga nje Kalifat Islamik i cili do te kontrollohet nga Osama Bin Laden - ishte komenti i Juleibib al-Irhabi. Kercenimet nuk kane munguar as per Boterorin 2018 qe do te zhvillohet ne Rusi kjo edhe per faktin se gjate viteve te fundit vendi kaukazian ka qene teater i tensioneve te medha per shkak te aktivitetit terrorist te ekstremisteve islamike. Gjithsesi shenjestra kryesore mbetet Katari Boterori i pare ne Lindjen e Mesme. Kjo do te jete Kupa e Botes e pare per muxhahedinet - shkruante Huna al-Kaeda. - Do te fitojme trofe dhe medalje do te kapim te krishteret dhe te pafete dhe ndoshta nuk do te mungojne pengmarrjet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›