Nxënësja i kërkon e-mailin Kryeministrit
Në takimin e djeshëm, organizuar nga Ministria e Arsimit, një nga nxënëset i ka kërkuar Kryeministrit të vendit adresën e tij të e-mailit. Të pranishmit kanë vendosur buzën në gaz, ndërkohë që pas fjalës së Kryeministrit dhe ministrit të Arsimit, janë realizuar lidhje direkte me shkollat në të gjithë vendin. Nxënësit e pranishëm kanë falënderuar autoritetet e arsimit, si dhe Kryeministrin për mundësinë dhe lehtësirat e krijuara në shkolla, në sistemin e arsimit parauniversitar, për t‘u lidhur me internetin, për të mësuar, por edhe për të klikuar të gjitha faqet më të preferuara.