E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al-Kaeda kërcënon Botërorin: SHBA, Angli, Gjermani, Itali

Terrorizimi Krahu i djathtë i grupimit ekstremist islamik paralajmëron terror

Al-Kaeda kërcënon se do të godasë gjatë zhvillimit të Botërorit të futbollit, i cili do të zhvillohet në Afrikën e Jugut, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Italinë, Francën e Gjermaninë, sepse nis “fushata kundër kryqëzatës sioniste ndaj islamit”. Lajmi bëhet i ditur nga “CBS online”, që citon një komunikatë të “Aqmi”, krahut të djathtë të armatosur të Al-Kaedës në Afrikën e Jugut, të publikuar në një sajt të integralistëve. “Ashtu sikurse mund të jetë shumë surprizuese ndeshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, e cila do të transmetohet direkt nga një stadium i stërmbushur me spektatorë, kur gjëmimi i shpërthimit do të përhapet në të gjithë zonën, i gjithë impianti do të jetë shkërmoqur dhe të vdekurit do të numërohem me dhjetëra e qindra, ashtu siç i pëlqen Allahut”, lexohet në tekstin e publikuar nga “Aqmi” në një faqe interneti të “Xhihad Mushtaqun Lel Jannah dhe e përcjellë saktësisht nga “CBS”-ja. Ndeshja mes Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e parashikuar për t’u zhvilluar më 12 qershor, në stadiumin “Rustenburg”. Kjo komunikatë evidenton më pas disa aksione të mundshme të grupeve terroriste, si sulmet vetëvrasëse të dhjetorit në Afganistan, të cilat provokuan vdekjen e shtatë agjentëve të CIA-s dhe tentativën për të hedhur në erë në prag të Krishtlindjeve të avionit të linjës Amsterdam-Detroit, të zbatuar nga nigeriani Umar Farouk Abdulmutallab. Në komunikatë citohen edhe kombe të tjera si Gjermania, Franca dhe Italia mes objektivëve të mundshëm të Al-Kaedës: “Të gjitha këto vende, shkruhej në komunikatë, janë pjesë e fushatës së kryqëzatës sioniste kundër islamit”. Grupi ka bërë të ditur se do të përdorë eksplozivë të modeleve të reja, të cilat do t’u mundësojnë atyre të kalojnë pikat e kontrollit, që mund të vihen enkas për këtë rast: “Të gjitha masat e sigurisë dhe makineritë me rreze x, që Amerika do të vërë në dispozicion pasi të ketë lexuar këtë komunikatë, nuk do të jenë në gjendje të zbulojnë se si është bërë e mundur futja e tyre në stadiume. Arsyet se si do të mund të futen do t’i shpjegojmë në momentin e duhur”, mbyllet komunikata në fjalë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›