Al Kaeda kërcënon Gjermaninë me sulme terroriste
Al Kaeda ka kërcënuar me akte terroriste Gjermaninë pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Sipas organizatës fondamentaliste islamike nëse nga ana e qeverisë së sapozgjedhur nuk do të ketë një angazhim për tërheqjen e trupave gjermane nga Afganistani, atëherë shteti gjerman do të sulmohej me akte terroriste.
Ky kërcënim është dhënë në një video në gjermanisht të zbuluar nga një qendër kryesore të faqeve islamike të internetit. Në këtë video, një person me emrin Abu Talha deklaron se gjermanët do të kenë një "rizgjim të dhunshëm" pas zgjedhjeve te 27 shtatorit, nëse fituese do të jetë qeveria në ikje. Ndërkohë, kancelarja Angela Merkel ka folur për herë të parë për një strategji të pakësimit të trupave në Afganistan. "Brenda fundit të vitit duhet të zhvillojmë një strategji që përgjegjësinë për sigurinë t'ua dorezojme trupave vendase, ka deklaruar Merkel.
Kancelarja nuk ka dhënë një datë të saktë për tërheqjen nga Afganistani, por ka nënvizuar se pas 5 vitesh në këtë vend duhet të jenë regjistruar progrese thelbësore.
Para tre muajsh një revistë gjermane e cila sipas saj citonte autoritetet e sigurisë gjermane, pohonte se Al Kaeda po planifikonte një sulm terrorist përpara se të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare në Gjermani.
Ky akt do të kryhej si akt hakmarrje për angazhimin e shtetit gjerman me forcat e tij ushtarake në Afganistan.