Ahmeti: Të hiqet nga qarkullimi enciklopedia maqedonase

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në një prononcim për RTV "Ora News" ka kërkuar tërheqjen e enciklopedisë të botuar në Maqedoni pasi shtrembëron fakte të vërteta historike për origjinën e shqiptarëvë etnikë dhe autoktonë në trojet e veta në Maqedoni. Sipas tij, enciklopedia ka shpifje të paskrupullta për shqiptarët.
"Pres që akademikë të komunitetit maqedonas të reagojnë mbi këto dokumenta dhe të rishikojë këtë dokument përçarës dhe luftënxitës mes komunitetit shqiptar dhe atij maqedonas", tha Ahmeti. Kreu i BDI-së tha se në lidhje më këtë enciklopedi reagime ka pasur edhe nga SHBA-ja dhe Britania, por do ketë edhe reagime të tjera. "Enciklopedia duhet të hiqet nga qarkullimi, të pezullohet këshilli miratues i këtij dokumenti", tha Ahmeti. Sipas Ali Ahmetit në Këshillin e Miratimit të kësaj enciklopedie ka qenë edhe shqiptari Luan Starova, i cili nuk është pajtuar që në fillim dhe ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli Redaktues.
Ndërkohë që shkrimtari Ali Aliu tha se ky dokument
falsifikon historinë, të kaluarën dhe personalitetet historike shqiptare. "Kjo enciklopedi projekton një rrymë diskretituese shqiptare", tha ai. Sipas Aliut, kjo enciklopedi pritet dalë në anglisht.