Kinë, nis moda Obamao
Të gjithë në Kinë të çmendur për "Obamao-n", për imazhin që portretizon presidentin amerikan Barak Obama në kornizat e liderit historik kinez Mao Ce Dung. Ideja ka ardhur nga një ish-dizenjues nga Pekini, i cili ka realizuar ikonën dhe e ka aplikuar në disa bluza, që janë bërë shumë shpejt objekte kulti për shumë kinezë. Fotoja tregon presidentin amerikan me një uniformë maoiste dhe me një yll të kuq pesëcepësh në kapele. Ajo që e ka frymëzuar Liu Mingienë është akoma mister. E vetmja gjë e sigurt tani për tani, është se idea e tij për Obamo-n është pëlqyer menjëherë dhe në pak kohë është bërë një sukses komercial. Në kohën e bumit të madh të shitjeve, Mingien ka hapur edhe një dyqan në Houhai, një nga vendet me gjallërinë më të madhe dhe më i frekuentuar në kryeqytetin kinez Pekin, si nga kinezët, ashtu edhe nga turistët e huaj. Mingien, në vetëm dy muaj, ka shitur më shumë se 300 bluza dhe një mijë kuleta "Obamao".