E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Tornadoja godet shtetin e Missisipit, dy viktima

Një tornado e cila ka përfshirë zonën qëndrore të shtetit të Missisipit në SHBA ka shkaktuar vdekjen e dy personave konkretisht në qytetin Yahoo. Gjithashtu sipas emergjenca civile vendase edhe numri i të plagosurve nga efekti i tornados ka qenë i lartë por nuk dihet ende numri i saktë. Tornadoja në Missipi ka shkaktuar gjithashtu edhe shumë dëme materiale duke shkatërruar shumë ndërtesa dhe duke prishur mjedise pyjore.
Sipas guvernatorit të Missisipit, Haley Barbour, forca e tornados arriti që të shkatërroi plotësisht një kishë, një restorant si edhe disa ndërtesa banimi.
"Mund të ketë shumë persona që mund të kenë mbetur nën rrënoja dhe në ambiente në të cilat nuk mund që të dallohen lehtësisht. Por jemi optimist së gjithçka do të shkojë mirë për shkak se ka vullnetarë dhe punonjës të kualifikuar të forcave të sigurisë të cilët po punojnë me profesionalizëm për të gjetur personat e humbur dhe të mbetur nën rrënoja."- u shpreh guvernatori i Missisipit. Tornadoja që ka goditur ashpër qytetin e Yahoosë ka goditur gjithashtu edhe disa shtete të tjera përreth duke shkaktuar shkatërrimin e shumë pyjeve dhe fermave në këto zona. Autoritetet e shtetit të Missisipit pohuan se banorët e këtij shteti kanë mbetur për shumë kohë pa energji elektrike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›