Al Kaeda-mbështetësve: Vritni ambasadorët amerikanë

Grupi terrorist, Al Kaeda në Maghrebin islamik i ka bërë thirrje mbështetësve kudo në botë që të vrasin ambasadorët amerikanë, për të ndjekur në këtë mënyrë “shembullin” e sulmit mbi konsullatën amerikane në Bengazi.
Në mesazhin e saj, Al Kaida përshëndet vrasjen e ambasadorit Stevens në Libi duke e cilësuar si "dhurata më e mirë" për të gjithë ekstremistët islamikë në përvjetorin e 11 shtatorit.
Grupi bën thirrje për sulme në ambasadat amerikanë të akredituara Tunisi, Algeri, Marocco dhe Mauritani.
"I bëjmë apel myslimanëve të rinj që të ndjekin shembullin e luanëve të Bengazi, te ulim flamujt amerikën dhe ti djegin para se ti vrasim ambasadorët" thekson Al Kaeda.