Francë, gjykata: Jo publikimit të fotove të Dukeshës

Jo publikimit të fotografive të dukeshës, ndërsa familjes mbretërore duhet ti kthehen brenda 24 orëve të gjitha fotot e realizuara. Kështu ka vendosur drejtësia franceze, e cila ka detyruar të përjavshmen “Closer”, të mos publikojë fotot toples të dukeshës Kate Middleton. Nëse revista do të publikojë fotot e Dukeshës së Kembrixhit, duhet të paguajë rreth 10 000 euro, saktësoi gjykata Nanterre. Megjithatë revista franceze nuk do të tërhiqet nga shitjet. Drejtësia franceze urdhëroi e publikimin e mëtejshëm të fotografive gjysëm nudo të dukeshës britanike Kejt Midëllton.
Princi Uilliam dhe bashkëshortja e tij, Kejt Midëllton, ngritën padi ndaj fotografit i cili publikoi në revistën franceze “Closer” 14 fotografi, që e tregojnë atë gjysëm të zhveshur, në taracën e një vile në Francë. Revista është pronë e ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni. Avokati i çiftit mbretëror ka thënë se fotografitë janë kapur në një “moment shumë intim” dhe se nuk kanë vend për diskutim në publik. Fotografitë janë publikuar edhe nga revista “Chi” në Itali, gjithashtu pronë e Berluskonit, me titullin “Mbretëresha del lakuriq”.
Çifti mbretëror tha se me publikimin e këtyre fotografive, “ora do të kthehet prapa për 15 vjet”, duke iu referuar vdekjes së Princeshës Dajana, nënës së Princit Uilliem, e cila vdiq pas përplasjës së automjetit në Paris, ndërsa po ndiqej nga paparacët. Pallati Bakingam e ka cilësuar publikimin e fotografive si “grotesk dhe të pajustifikueshëm”.