Minsk, arrestohen gazetarë bjellorus e ndërkombëtarë

Një grup gazetarësh bjellorusë dhe nga vende të tjera të botës jane arrestuar gjatë ditës së sotme në Minsk. Zyrtarët të veshur si civile kanë bërë të mundur arrestimin e gazetarëve dhe agjencive Reuters, Associated Press, televizionit gjerman ZDF, të kanalit opozitar bjellorus Belsat TV dhe të agjencisë lokale të lajmeve BelaPAN.
Gazetarët, të cilët janë mbajtur për disa orë në burg, po mbulonin një aksion publik të lëvizjes opozitare "Tregoje të Vërtetën!", që bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve parlamentare të 23 shtatorit. Të gjithë gazetarët janë lënë të lirë më vonë dhe disa prej tyre janë shprehur se janë keqtrajtuar dhe rrahur.
Komisioni Qendror Zgjedhor njofton se qytetarët bjellorusë mund të fillojnë votimin e hershëm të martën, edhe pse mbetet e paqartë se kush mund të marrë pjesë në një votim të tillë. Nuk pritet që në këto zgjedhje të ndryshojë përbërja e parlamentit në shtetin, që udhëhiqet nga lideri autoritar, Aleksandër Lukashenko.