E Diel, 1 Nëntor 2026

Hejg: S`dorëzohemi ndaj sulmeve të brendshme afgane

Uilljam Hejg, Sekretar i Jashtëm britanik, ka deklaruar se forcat aleate nuk do të dorëzohen përballë sulmeve të brendshme në Afganistan.

Që nga fillimi i vitit, dhjetëra forca të misionit të udhëhequr nga NATO-ja janë vrarë nga ushtarët apo policët afganë, të cilët janë infiltruar në forcat e sigurisë dhe veprojnë në interes të kryengritësve talibanë.

“Ne nuk do të dorëzohemi ndaj sulmeve “të gjelbrit ndaj bluve” . Ne do të përmirësojmë kapacitetin për t;u marrë me to, dhe këtë edhe po e bëjmë. Prandaj, nuk besoj se duhet të bëjmë ndryshime të mëdha në qasjen tonë ndaj Afganistanit, sepse duhet ta tejkalojmë këtë problem tash”, ka thënë Hejg para një komiteti paralmentar në Londër.

Sot, NATO ka pezulluar përkohësisht operacionet e përbashkëta me forcat afgane për shkak të kërcënimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›