Ja çmendon Romni për amerikanët që votojnë Obamën

Kandidati republikan për President të Shteteve të Bashkuara shfaqet tek thotë se 47 % e amerikanëve që votojnë Presidentin Obama nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat dhe kurrë nuk do të votojnë për të.
“Unë kurrë nuk do arrij t’i bind ata se duhet të marrin përgjegjësi personale dhe të kujdesen për jetët e tyre”, thotë Romni.
Në një paraqitje të orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, Romni tha se mbase nuk është shprehur në mënyrë elegante, porse nuk i mohon.
“Ky është i njëjti mesazh që u kam dhënë njerëzve në publik”, tha ai duke komentuar videon, të publikuar nga revista investigative liberale “Mother Jones”.
Menjëherë ka reaguar edhe menaxheri i fushatës së Presidentit Obama, Jim Messina, i cili tha se “është e vështirë të shërbejë si President i të gjithë Amerikanëve një person që përçmon gjysmën e kombit”.
Deklaratat e Romnit në darkën ku mblidheshin donacione për fushatën e tij kanë hapur debat të madh në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që tanimë pritet të vërehet ndikimi i këtyre deklaratave në publik me anë të sondazheve.
/Start/F. Prroni/
2012-09-18 09:55