E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, CEZ: Mund të paguhet me këste

Qytetarët mund të paguajnë energjinë elektrike sipas mundësisë ekonomike dhe brenda një afati kohor të përcaktuar nga vet ata u shpreh Jonida Cetaj udhëheqse e projektit për pagesën e energjisë elektrike me këste pranë kopanisë ceke CEZ. Ne vazhdoi Cetaj u japim mundësi konsumatorëve familjarë që të paguajnë energjinë me këste për të mos marr masa drastike pasi kjo do të dëmtonte të dyja palët.
Projekti ka nisur të zbatohet në zonën e Bathores duke qenë se në këtë zonë ka shumë konsumatorë familjarë të cilët nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike prej vitesh. Projekti vazhdoi Cetaj ka dhënë rezultatet e pritura pasi në një inspektim të bërë në këtë zonë u vu re se janë rritur ndjeshëm arkëtimet.Pritet që projekti të shtrihet në të gjithë Shqipërinë duke parë dhe rezultatet e arritura.
Kompania ceke CEZ ka nisur të zbatojë projektin e saj të parë që prej blerjes së KESH. Në zbatimin e këtij projekti është kërkuar dhe ndihma e pushtetit lokal i cili ka ndihmuar në përcaktimin e gjendjes ekonomike të debitorëve. Cetaj u shpreh se ky projekt për momentin është duke u zbatuar vetëm për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla por së shpejti ai do të përfshijë edhe kategori të tjera.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›