Al Kaeda, merr përsipër sulmet në dy hotelet në Xhakarta
Një grup që pretendon të jetë ilidhur me rrjetin terrorist të Al Kaedës, ka marrë përgjegjësinë për sulmet e dyfishta që ndodhën në një hapësirë të shkurtër kohore nga njëri tjetri, në dy hotele luksoze në Xhakarta të Indonezisë. Shpërthimet ndodhën në 17 korrik në hotelet Marriott dhe Ritz-Carlton, duke provokuar vdekjen e 9 persoanve dhe plagosjen e më shumë se 50 perosonave të tjerë. Të mërkurën, Noordin Top, i dyshuar si lideri i një grupi të vogël i militantëve Jemaah Islamiyah, që është i lidhur me Al Kaeda-n, nëpërmjet një deklaratë, ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet, duke thënë se ishin në interes të "al Qaedës në Indonesi." Deklarata e tij është publikuar në njërin prej faqeve të internetit të radikalëve islamistë, ndërsa është prezantuar si kreu i Al Kaeda-s në Indonezi. CNN nuk ka të dhëna për konfirmimin e autenticitetit të mesazhit. Në deklaratë thuhet gjithashtu se sulmi ne hotelin Ritz-Carlton është kryer nga një prej muxhaedinëve të këtij grupi, që ndërmori atentatin ndaj shërbetëorëve amerikanë dhe bufonëve që vizitojnë hotelin". "Zoti na ka dhënë bekimin për të gjetur një mënyrë për të sulmuar hotelin më të madh që zotërojnë amerikanët në kryeqytetin indonezian, Xhjakarta, Ritz-Carlton, ku siguria vlerësohej maksimale dhe kjo e vështirësoi realizimin e palnit që ne kishim", vijon më tej deklarata në internet. Në të përmenden edhe lojtarët e ekipit të Manchester United që pritej të mbërritin në këtë hotel, por e anuluan udhëtimin për shkak të sulmeve. Një tjetër deklaratë flet për sulmin tjetër në hotelin Mariot, ndërsa thuhet se targeti i sulmit ishin amerikane e lidhur me qendre indoneziane të industrise dhe tregetisë, e njohur me Ermin Kadin.