Al Kaeda, mesazh i ri ne web
Të bëjmë Irakun 'një fortesë të Islamit' është detyra më e rëndësishme për myslimanët. Katë e ka pohuar numri dy i Al Kaedës, Ayman Al-Zawahri, në një mesazh audio difuz në internet e hedhur nga një qendër e specializuar dhe e vëzhguar nga sitet islamike. Në një regjistrim 16 minuta Zaëahri u bën thirrje myslimanëve të luftojnë për krijimin e një shteti të madh mysliman.
'Duam vetëm të rikuperojmë të drejtat tona me duart tona, dhe jo nëpërmjet zgjedhjeve'. Mesazh titullohet"Pesë vjet pas invazionit të Irakut dhe vite të tera padrejtësish nga ana e tiranëve", përmban referime të ndërhyrjeve në 8 prill, para Kongresit të shtetve të Bashkuar, nga gjenerali amerikan David Petraeus, në komandën e Irakut dhe një grevë e punëtorëve në Egjipt në 6 prill, provë që mesazhi është regjistruar më pas .
Sipas Al Zawahri ekziston një komplot të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit Shiit, që do të çojë në shpërthimin e Medio Orientit. Bëhet fjalë për regjistrimin e dytë të Zaëahri të shpërndrara këtë muaj. I pari daton në 2 prill përmbante akuza kundër OKB-së: "Kombet e Bashkuara janë armiku i Islamit dhe i Myslimanëve-kishte thënë al Zawahri- ata kanë kodifikuar legjitimitetin e një pjese të Izraelit dhe pushtimin e tokave myslimane".