Al-Kaida: Mos u mashtroni nga politikat e Obamës
Dubai - Al-Kaida i bën thirrje myslimanëve të mos mashtroheshin nga politikat e presidentit të ri amerikan Barak Obama, pasi, sipas tyre, ato nuk ndryshojnë nga të Xhorxh W. Bushit. Deklarata erdhi nga numri dy i organizarës terroriste, Ayman al-Zawahri, përmes një mesazhi audio të transmetuar në një faqe interneti.
"Amerika na u shfaq me një fytyrë të re që po përpiqet të na mashtrojë. Obama po bën thirrje për ndryshim, por ai synon të na ndryshojë ne që të heqim dorë nga besimi dhe të drejtat", shprehet Ayman al-Zawahri.
Presidenti Obama është shprehur për një ndryshim të politikës së mëparshme amerikane të presidentit Bush, por është i bindur se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë.
Zawahrit i bëri thirrje gjithashtu grupit palestinez të Hamasit që të mos përkulet përballë presioneve të Egjiptit dhe qeverisë palestineze të presidentit Mahmoud Abbas për të njohur Izraelin.