E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koretë ritakohen nesër pas më shumë se një viti

Kaesong - Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut do të takohen nesër në qytetin Kaesong pas më shumë se një viti. Takimi mes Koreve është konfirmuar nga ministri koreanojugor për Bashkimin, Kim Ho Nyoun.

"Nuk e dimë ende se çfarë do të diskutojmë, por delegatët tanë do të shkojnë përtej kufirit”, deklaron ministri koreanojugor.

Pritet që bisedimet të kenë lidhje edhe me kompleksin e qytetit Kaesong, zonën ku ndodhen 100 ndërmarrje koreanojugore, dhe punojnë 39 mijë punëtorë nga Koreja e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›