Izraeli vendos të tërheqë ambasadorin nga Zvicra
Bernë - Izraeli vendos të tërheqë ambasadorin e tij nga Zvicra në shenjë proteste ndaj takimit të së dielës mes presidentit zviceran, Rudolf Merz, dhe presidentit iranian, Ahmadinexhad. Ambasadori izraelit mësohet se do të rikthehet në atdhe për konsultime.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, e kritikoi ashpër ftesën për Ahmadinexhadin në konferencën e OKB-së për racizmin, duke e cilësuar vetë atë raciste.
Izraeli dhe shumë vende të tjera, mes të cilave edhe Shtetet e Bashkuara, morën vendimin të bojkotonin konferencën, e cila nisi sot punimet në Gjenevë.