E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaida kërcënon me sulme të tjera SHBA-në

Pas vdekjes së sheikut Osama Bin Laden, Al Kaida rinis kërcënimet ndaj SHBA-së. Në një mesazh të shfaqur në web-sitet islamike, shefi i Al Kaidës për gadishullin arabik, Nasser Al Wahishi, ka palajmëruar SHBA-në që më e keqja duhet ende të mbërrijë. Do të intensifikohet Lufta e Shenjtë si kundërpërgjigje e vrasjes së liderit të tyre Osama Bin Laden.
 

Ai i bën thirrje SHBA se tani organizata Al Kaida do të jetë e pamëshirshme dhe do të shtojë më tepër sulmet kundër armiqve në kuadër të Luftës së Shenjtë. Sipas tij, e keqja që do ti kanoset amerikanëve është akoma më e rëndë se më parë dhe se hakmarrja është e duhur në këtë rast, pasi Osama Bin Laden ishte një hero dhe e priti vdekjen me kurajo.

Al Wahishi gjithashtu në mesazhin e tij shton se njerëzit mund të vdesin por jo idetë, feja dhe lufta e shenjtë. Sipas tij morali dhe doktrina islamike do të rezistojnë deri në fund të ditëve dhe kombi i tyre do të vazhdojë të udhëhiqet nga Osama Bin Laden që tashmë ndodhet në qiejt e parajsës, përfundon mesazhi i jemenitasit Al Wahishi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›