Al-Kaida njofton ekzekutimin e pengut britanik
Rrjeti terrorist al-Kaida njofton se ka ekzekutuar një peng britanik, të cilin e kishin marrë në duart e tyre që prej janarit të këtij viti. "Edwen Dyer, një turist anglez është ekzekutuar në fund të majit, pasi asnjë përgjigje nuk erdhi nga Britania e Madhe, e cila duket se nuk ka zemër për shtetasit e saj", thuhet ne njoftimin e al-Kaidës ne internet.
Shtetasi britanik u rrëmbye në Nigeri dhe u mbajt peng në Mali. Më 21 maj, al-Kaida i vendosi Britanisë një afat prej 10 ditësh për lirimin e Abu Qatada, ish-krahu i djathtë i Osama bin Ladenit në Evrope, në këmbim të pengut anglez.