Arabia Saudite konfirmon rastin e parë me H1N1
Riad - Arabia Saudite konfirmoi sot rastin e parë me virusin vdekjeprurës të gripit të derrave. Ministri i Shëndetësisë së mbretërisë saudite bën të ditur se personi i prekur është një infermiere filipinase.
Gruaja e infektuar kishte mbërritur në Arabinë Saudite fundjavën e kaluar, ndërkohë që simptomat e para të sëmundjes i kishte shfaqur dy ditë më parë. Ministri Abdullah al-Rabeeah deklaroi për stacionin televiziv al-Ekhbariya, se gruaja është vendosur në karantinë.
Autoritetet saudite janë duke ekzaminuar personat që kanë pasur kontakt në avion ose spital me infermieren filipinase.