E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Prania e KFOR-it, faktor për stabilitetin

Prishtinë- “Prania e NATO-s në Kosovë ka qenë dhe mbetet faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm i paqes, stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm në vendin tonë, por në tërë rajonin”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi që pati sot me komandantin e KFOR-t, gjeneralin Giuseppe Emilio Gay.

Duke e vlerësuar lart përkushtimin dhe profesionalizmin e komandantëve dhe ushtarëve të KFOR-it, Presidenti Sejdiu tha se KFOR-i, po ashtu, ka luajtur një rol shumë aktiv në ringjalljen e përgjithshme të jetës dhe në rindërtimin e Kosovës, prandaj gëzon respektin e veçantë jo vetëm të institucioneve, por edhe të qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa, gjenerali Gay e siguroi Presidentin Sejdiu se KFOR-i mbetet i përkushtuar për të ruajtur dhe për të forcuar paqen, qetësinë dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›