Moti i keq, probleme me energjinë në Kosovë
Prishtinë- Rreth 25 mijë banorë në Kosovë, kanë mbetur pa energji elektrike. Shkak janë bërë erërat e forta dhe stuhitë, të cilët kanë shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarjes. Korporata energjetike e Kosovës, ka bërë të ditur se janë shkaktuar 18 prishje në daljet 35kV (kilovolt) dhe 10 kV. Më i prekur nga problemet mbetet rajoni i Mitrovicës. Në Prishtinë si pasojë e motit të keq janë shkaktuar 5 dëmtime në daljet 10 kV, ndërsa tre në Ferizaji.
Shirat dhe erërat e fuqishme kanë rrëzuar shtylla elektrike si dhe pemë, të cilat kanë rënë mbi telat e korrentit, duke i dëmtuar ato. KEK kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve të prekur nga prishjet si pasojë e motit të lig, dhe shpreh zotimin se do t’u ofrojë shërbime sa më kualitative konsumatorëve. Ky zotim po tregohet gjithnjë e më tepër edhe në praktikë, thuhet në kumtesë.