E Diel, 1 Nëntor 2026

Algjeri, mbi 10 persona vriten nga një atentat

Algjer - Të paktën dhjetë persona humbën jetën nga një sulm terrorist i ndërmarrë në orët e vona të ditës së djeshme në Boumerdas, 50 km në lindje të Algjerit. Shtypi i sotëm algjerian bën të ditur se mes viktimave ndodhen 2 mësues dhe 8 agjentë policie.

Një autokolonë që transportonte provimet e fundvitit është goditur nga një bombë e telekomanduar, dhe më pas është sulmuar nga një grup personash të armatosur. Këta të fundit mësohet se kanë hapur zjarr në drejtim të mësuesve dhe agjentëve të policisë që shoqëronin autokolonën.

Ndërkohë, sulmi i djeshëm nuk është konfirmuar ende nga burimet zyrtare. Kujtojmë që ky sulm është më i rëndi në katër muajt e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›