E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia nuk do të tërheqë vendimin për njohjen e Kosovës

Shkup-Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Sherif Duraku, ka deklaruar sot se Maqedonia nuk do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke i dhënë fund spekulimeve në median vendase. “Njohja e pavarësisë së Kosovës ka qenë një proces delikat i cili ka shkuar nëpër të gjitha procedurat e nevojshme dhe në fund është mbyllur me një rezolutë në Parlamentin e Maqedonisë, ku kanë votuar 2/3 e votave të parlamentarëve të Maqedonisë”-deklaroi zëdhënësi, duke shtuar se kjo nuk mund të ndodh dhe as nuk do të diskutohet në Qeveri ky opsion.

Disa ditë më parë, gazeta maqedonase afër qeverisë ”Veçer”shkruante se Maqedonia duhej të mendojë rreth tërheqjes së vendimit për njohjen e Kosovës. “Nëse Maqedonia nuk ka asnjë leverdi nga njohja që i bëri Kosovës dhe nëse vazhdojnë kërcënimet e njëpasnjëshme nga kosovarët dhe shqiptarët në Maqedoni me kushtëzime të ndryshme, atëherë Maqedonia ashtu siç kishte bërë njëzëri njohjen e Kosovës, ashtu mund ta tërheq vendimin duke mos e njohur këtë vend fqinj”-shkruante “Veçer”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›