Al Kapone i Kombinatit masakron me thike adoleshentin

TIRANE- i semuri mendor masakron me thike ne trup te miturin duke i rrezikuar jeten pasi ky i fundit tentoi ta tallte duke e quajtur Al Kapone. Policia arreston autorin e krimit me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative duke plagosur rende me dashje adoleshentin 14 vjecar ne rrugen Llambi Bonata ne lagjen Kombinat te Tiranes. Altin Licaj 36 vjec banues ne Tirane u arrestua nga komisariati i Policise nr.6 ne kryeqytet me akuzen e plagosjes se rende me dashje vrasjes se mbetur ne tentative si dhe mbajtjes pa leje te armeve te ftohta. Ai sipas burimeve te policise te enjten ne mbremje plagosi me thike 14 vjecarin B.S banues ne rrugen Llambi Bonata pas nje konflikti qe ndodhi mes tyre.
Pak kohe pas ngjarjes patrullat e policise se komisariatit nr.6 kapen dhe ndaluan te dyshuarin e krimit 36 vjecarin Licaj i cili sipas burimeve te policise njihet si i semure mendor nga banoret e lagjes se vet edhe pse per te nuk eshte leshuar ndonje raport mjeko- ligjor qe ta klasifikoje si te semure mendor. Ngjarja ndodhi mbremjen e te enjtes kur 14 vjecari mesohet se ka qene ne duke luajtur ne nje nga sheshet e lagjes se tij ne rrugen Llambi Bonata ndersa aty ka qene edhe 36 vjecari i njohur si i semure mendor por pa kartele klinike qe verteton gjendjen e tij. Deshmitare te ndryshem thane se Licaj here pas here ka shkaktuar probleme me banore te ndryshem te lagjes dhe e konsideronte veten te forte. Pikerisht per kete shkak dhe adoleshenti i eshte drejtuar atij duke e quajtur me nofken Al Kapone. Sapo degjoi qe u quajt me nje nofke te tille Licaj iu vu pas adoleshentit per ta rrahur.
Nderkaq adoleshenti per te shpetuar qelloi me grusht ne fytyre 36 vjecarin e semure mendor. Pas goditjes se marre ne fytyre nga adoleshenti 36 vjecari Licaj nxori nje thike nga xhaketa dhe goditi disa here ne trup adoleshentin 14 vjecar duke i shkaktuar disa plage ne trup. I plagosuri u dergua menjehere ne spitalin ushtarak ne kryeqytet dhe pas nderhyrjes se mjekeve mesohet se ka qene e rende per shkak se ka marre dy plage te renda me thike ne shpine. Njera prej tyre sipas burimeve ka qene me e rende dhe i ka demtuar nje pjese te shpines ne krahun e majte dhe per pak thika mund ti kishte mberritur ne zemer. Pas nderhyrjes se mjekeve gjendja e tij u permiresua dhe mesohet se kaloi rrezikun per jeten. Policia pak kohe pas ngjarjes ndaloi te dyshuarin e krimit duke e arrestuar ate me akuzen e vrajses dhe te plagosjes se rende. Sipas policise shkak per ngjarjen mesohet se ka qene fakti se autori i dyshuar i krimit ishte nje mbledhes kanocesh e shpesh here ishte pre e talljeve dhe fyerjeve te femijeve adoleshenteve apo edhe me te medhenjve te cilet i kishin vene atij nofken Al Kapone.