E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrethe shkurt

Humb jeten ne det 14-vjecari
Nje 14-vjecar humbi jeten ne det mesditen e djeshme. Ngjarja ndodhi ne zonen e Ujit te Ftohte ku kater te rinj pasi dolen nga shkolla iu drejtuan plazhit prane shkembinjve. Sipas deshmise se shokeve Rubin Sulaj pasi pa detin u hodh me koke. Fatkeqesisht air a ne nje zone ku niveli i ujit nuk eshte me shume se nje meter pasi ndodhen shkembinj nenujor. Nga forcat e rendeses ai eshte perplasur me shkembinjte. Kur shoket pane se djaloshi nuk po dilte nga uji jane future per ta kerkuar. Goditja ne koke beri qe ai te mos shpetonte dot. A.Peci

Denoncon te dashurin se do ta shfrytezonte si prostitute
Denoncohet nga e dashura se do ta shfrytezonte si prostitute e si rrjedhoje arrestohet menjehere nga policia e Korces pas riatdhesimit te tij. Gertian Bitri 29 vjec nga qyteti i Durresit u prangos ne oret e vona te se enjtes nen akuzen e trafikimit te femrave. Policia lokale deklaroi se ai u denoncua nga nje 17-vjecare nga Tirana rreth tre dite me pare. Vajza deklaroi ne polici se bashke me te riun me te cilin kishte nje lidhje dashuri kaloi ilegalisht kufirin tokesor nepermjet fshatit Poncar te Devollit per te mberritur ne Greqi. Kur mberriten ne Selanik sipas vajzes Bitri takoi dy persona te tjere. Ajo deklaroi se u bene perpjekje te menjehershme qe ajo te perdorej si prostitute nga te njohurit e te dashurit cka beri qe vajza te vetedorezohej ne policine greke. Si rrjedhoje ajo dhe 29-vjecari u riatdhesuan menjehere. Ne policine e Korces adoleshentja deklaroi se ishte nisur me te dashurin pas premtimeve te tij se do te jetonin e punonin ne Greqi. Po punohet per identifikimin e dy personave te tjere. G.Rrota



Perfshihet nga flaket banesa dykateshe
Shkendija elektrike dyshohet te jete shkaku i zjarrit qe perfshiu nje banese dykateshe ne Shkoder. Ngjarja ndodhi mengjesin e se premtes ne zonen prane sheshit Isa Buletini ne vendin e quajtur rrugica e Arres se Madhe. Shtepia eshte prone e shtetasit Prel Pali i cili ne ate moment nuk ndodhej ne banese. Fillimisht vatra e zjarrit u shfaq ne katin e dyte te shtepise dhe flaket u pane nga komshinjte te cilet lajmeruan zjarrfikeset. Brenda pak minutave zjarri perfshiu gjithe banesen duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale madje ne banese u degjuan edhe shperthime. Nje pjese e catise se shtepise u shemb dhe per pasoje tjegullat goditen nje kalimtare duke e plagosur ate lehte ne koke. Demet materiale llogariten ne miliona leke ndersa deme ne njerez nuk ka pasi brenda ne banese nuk kishte njeri. U desh me shume se dy ore qe zjarrfikesit te vene nen kontroll situaten duke shpetuar nga flaket dhe shume banesa private qe ndodheshin aty prane. Shkak i renies se zjarrit sipas policise dyshohet te jete nje goditje e energjise elektrike qe provokon shkendija zjarri ne sistemin e amortizuar elektrik te baneses. Ne kete banese jetonin kater familje. Edhe pjesa e shpetuar e saj nuk eshte e banueshme pasi nga zjarri rrezikon te bjere dhe catia e muret ndarese qe ende jane ne kembe. Brenda dy ditesh energjia elektrike shkakton djegie banesash ne Shkoder ku nje dite me pare ne lagjen Bahcallek mori zjarr nje shtepi trekateshe ne katin e pare te se ciles kishte dyqane. Nderhyrja e shpejte e zjarrefikesve dhe fakti qe banesa kishte pak vite e ndertuar ka bere qe zjarri te mos e shkrumboje teresisht. A.Dushi

Prangoset adoleshenti vodhi trenin e mallrave
SHKODR - Ndalon trenin e mallrave per te vjedhur skrap por ndalohet nga policia. Nje 14-vjecar me banim ne lagjen Skenderbeg ne Shkoder ne bashkepunim me disa bashkemoshatare te tij ndaloi trenin e mallrave te linjes Bajze- Elbasan tek vendi i quajtur Kthesa e Kombinatit ne qytetin e Shkodres me qellim qe te vidhte skrapin qe ishte ngarkuar ne te. Policia e cila prej disa kohesh po perballet gjithnje e me shume me nje fenomen te tille nderhyri dhe ndaloi 14-vjecarin i cili pas shoqerimit ne polici u la i lire per shkak te moshes se tij te mitur. Po punohet per te identifikuar personat e tjere bashkepunetore te 14-vjecarit qe do te hetohet ne gjendje te lire per vjedhje dhe pengim qarkullimi te mjeteve te transportit. Linja hekurudhore qe lidh stacionin e vetem nderkombetar hekurudhor ate te Bajzes me pjesen tjeter te vendit behet shpeshhere objekt vjedhjesh te trenave te mallrave qe ndalohen ne menyre mekanike dhe nga vagonat hidhet skrapi qe pastaj merret per tu shitur. Gjithashtu objekt i vjedhjes se materialeve per tu shitur si skrap jane dhe pjese te hekurta te hekurudhes aksesore te saj qe shkaktojne probleme dhe dalje trenash nga shinat. A.Dushi

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›