E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet mashtruesi qe premtonte viza britanike

TIRANE- Arrestohet mashtruesi i denuar me nje vit burg premtonte viza emigrimi per ne Angli. Enkel Emiri 43 vjec eshte denuar nga gjykata e Tiranes nje muaj me pare me akuzen e mashtrimit te nje gruaje ne Tirane se ciles i kishte marre 9 mije euro per te nxjerre nje vize per te birin e saj me qellim qe ai te emigronte ne Angli.

Lajmi u be i ditur dje nga policia e kryeqytetit e cila pohoi se Emiri ishte shpallur ne kerkim pas denimit te tij nga gjykata e Tiranes. I kerkuari mesohet se ne vitin 2010 kishte rene ne kontakt me nje grua B. Keko se ciles i kishte premtuar nxjerrjen e vizes duke i thene se e kishte te motren te punesuar ne konsullaten britanike ne Tirane dhe nepermjet saj mund te nxirrte viza. Gruaja i kishte paguar Emirit 9 mije eurot e ky me pas ishte zhdukur. Pas pageses se kryer Emiri kishte komunikuar disa here ne telefon me gruan duke i komunikuar qe te priste prane ambasades britanike ne kryeqytet dhe me pas aty te priste edhe i biri. Nje situate e tille kishte ndodhur disa here dhe ne keto kushte gruaja eshte e detyruar te denoncoje.

Gjate komunikimeve te metejshme me te akuzuarin ai i kishte komunikuar gruas se edhe ate e kishin mashtruar dhe se ai vete nuk kishte pasur asgje ne dore. Me tej ai ka fikur telefonin per tu zhdukur nga qakullimi. Policia ka nisur kerkimin e tij dhe gjeti Emirin i cili deklaroi se ia kishte marre parate gruas dhe se nje pjese do tia kthente por se kishte pasur nevoje per to. Edhe gjate marrjes se tij ne pyejte mashtruesi pranoi akuzen ndersa gjate procesit gjyqesor ai nuk u paraqit asnje seance. Me 23 mars te ketij viti Gjykata e Tiranes vendosi denimin e tij me 1 vit burg ndersa nje muaj pas arrestimit te tij policia e arrestoi ne baze te vendimit te denimit te dhene per te.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›