Al Kharafi: Në ditët e afërta, njohja e Kosovës nga Kuvajti
PRISHTINE - Kryetari i Asamblesë Nacionale të Kuvajtit Jassem Mohammad Al Kharafi, në krye të një delegacioni parlamentar, arriti sot në një vizitë dyditore në Kosovë.
Pas takimit që kreu sot me Jakup Krasniqin Al Kharaf theksoi se Kuvajti së shpejti do të bëjë njohjen e Kosovës si shtet.
“Kryeministri i Kuvajtit ia ka bërë të ditur kryeministrit të Kosovës se posa të kthehet në Kuvajt, do të ketë një takim me ministrat e vet dhe do ta bëjë publike edhe njohjen e Kosovës. Kryeministri i Kuvajtit më ka njoftuar se udhëzimet e Princit të Kuvajtit kanë qenë dhe janë drejt njohjes së Kosovës dhe në ditët e caktuara, të ardhshme, do të jetë edhe njohja e Kosovës zyrtarisht”.
Në Aeroportin e Prishtinës delegacionin kuvajtian e priti dhe i uroi mirëseardhje nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti
Kryetarit të Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Al Kharafi, iu organizua një pritje solemne në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ndërsa pastaj u mbajt një takim kokë më kokë i kryeparlamentarëve respektiv të Kosovës dhe Kuvajtit.
Në një prononcimin për media, kryekuvendari Krasniqi theksoi se Kuvendi i Kosovës ishte i nderuar që kishte si mysafir delegacionin parlamentar të Kuvajtit. Kjo vizitë dhe vizita e delegacionit parlamentar të Kosovës në Kuvajt tregojnë për miqësinë që po forcohet ndërmjet dy vendeve. Në këtë kontekst, “ne në fakt themi se Kuvajti e ka njohur Kosovën, por se këtë duhet të formalizojë Qeveria e Kuvajtit që presim të bëjë së shpejti për të hapur edhe më tej udhët e bashkëpunimit”, theksoi kryetari Krasniqi.
Kryeparlamentari kuvajtian në fjalën e tij theksoi se “Ne biseduam me kryetarin e Kuvendit edhe për bashkimin ndërmjet anëtarëve të të dy parlamenteve, dhe po ashtu kemi biseduar që anëtarët e të dy parlamenteve duhet të nxitojnë që ta kompensojnë kohën e kaluar para njohjes së Kosovës, në mënyrë që këto marrëdhënie të forcohen, menjëherë pas njohjes”.
Duke folur rreth disa hapave më konkret të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kuvajtit pas njohjes së Kosovës , Jassem Mohammad Al Kharafi theksoi se së pari do të këmbehen vizita e pastaj do të fillojnë arritja e marrëveshjeve tregtare dhe investive, që do të rregullohen ndërmjet qeverive. Këto punë do të zhvillohen nëpërmjet Fondit Kuvajtin për zhvillim, përkatësisht Qeverisë së Kuvajtitka raportuar Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.
(d.b/KohaDitore/BalkanWeb)