E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqisë nuk i mjaftojnë 109 miliard, recesioni është më i theksuar

Ata që do paguajnë do të jenë qeveritë dhe privatët me në pronësi titujt e shtetit grekë. Sepse ndihmat e premtuara Greqisë nuk mjaftojnë. Këtë e thotë përfaqësuesi i qeverisë greke në fondin monetar ndërkombëtar, Panagiotis Roumeliotis në një intervistë në të përditshmen ekonomike Imerisia.

Në korrik bashkimi europian aprovoi një plan ndihmash prej 109 miliard euro dhe privatëve (bankave në krye) iu kërkua një skonto prej 21% mbi vlerën e titujve të shtetit. Tashmë situata ka ndryshuar. E kishte thënë pak ditë më parë edhe drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde: “Nevoja financiare është rritur, kryesisht prej recesionit. Më tepër se parashikimet. Deficiti financiar duhet mbuluar me rritjen e ndihmave ose me një skonto më të gjerë”.

FMN-ja është gati të mbështes opsionin e dytë për të garantuar qëndrueshmërinë e borxhit grekë me dy alternativa: Një skontim më i madh ose një zgjatje e skadencës së obligacioneve. Do të jetë më e lehtë të veprohet mbi skadencën e obligacioneve sepse bankat e kanë përsëritur shpesh – vecanërisht ato Gjermanet – se nuk janë të gatshme të pranojnë shkurtime të tjera. Koha në dispozicion është e pakët dhe vendimi duhet marrë brenda fundit të muajt. “Greqia ka fonde deri në fund të nëntorit”, nënvizoi komisari europian i punëve ekonomike, Olli Rehn.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›