E Diel, 1 Nëntor 2026

Libi, qeveria: Do ketë mijëra të vdekur nëse do të na godasin

"Nëse imperialistët perëndimore do të na godasin, do të kemi mijëra të vdekur". Kështu ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë libiane i cili ka theksuar gjithashtu se perëndimi kërkon vetëm naftën e vendit ndërsa Al Qaeda një bazë në Mesdhe, për kërcënuar Europën.
" Kemi kapur qindra terrorristë islamikë, të lidhur edhe me Al Qaedën. Jemi duke i marrë në pyetje dhe do t`i burgosim" ka deklaruar zëdhënësi.
Situata në Libi, është majft konfuze, mediat ndërkombëtare kanë njoftuar se helikopterë nga trupat e besuar të Muamar Gadafit, kanë sulmuar zyrat e radios së qytetit Misurata, e cila është marrë disa ditë më parë në duart e protestuesve. Ditë më parë rebelët kanë marrë kontrollin edhe të radios në qytetin e Bengazit. Ata kishion deklaruar se kjo ishte e bërë e mundur nga burim i radios në Misurata, i cili i lejonte sinjalin edhe në Tripoli.
Ndërkohë që kryengritësit, po i afrohen gjithmonë edhe më shumë Tripolit. Ata kanë marrë nën kontroll një sërë qytetesh të rëndësishme, dhe të pajisur me armë të rënda, i janë drejtuar kryeqytetit, për të rrethuar dhe më pas rrëzuar Muamar Gadafin. Sipas Al Jazzeras, tre zona në afërsi të Tripolit janë marrë nën kotrollin e protestuesve. Një ditë pas ditës së demostratës së pro-demokracisë, qyteti i Az-Zawiyah, i cili ndodhet 50 km në perëndim të Tripolit është në duart e rebelëve.
Qeveria ka vendosur forca të shumta sigurie, të cilët janë pozicionuar në kufirin midis dy qyteteve.
Por gjatë një interviste për kanalin amerikan, “ABC News”, djali i Gadafit Saif Al Islam , ka deklaruar se ka ndryshim të madh mes realitet dhe ajo çka paraqitet në media. Sipas tij i gjithë jugu,perëndimi, dhe rajonet e mesme janë të qeta. Madje sipas tij dhe lindja e Libisë është pjesërisht e qetë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›