Bie avioni në Emiratet e Bashkuar, ka viktima
Një avion Grumman 21T është rrëzuar dje në mbrëmje në Al Ain, në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shkaktuar vdekjen e katër personave.
Lajmin e kanë konfirmuar mëngjesin e sotëm autoritetet lokale në një komunikatë.
Avioni është ngritur nga aeroporti ndërkombëtar i Al Ain, rreth orës 20:07 (17:07 me orën tonë) dhe kishte si destinacion Riadin e Arabisë Saudite.
Mjeti, pak pas ngritjes, është kthyer majtas dhe është përplasur.