Luan Rama: LSI po punon fuqishëm për zgjedhjet e 8 majit
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, në një takim të mbajtur në Fushë-Kruje ka deklaruar se LSI është një alternativë për vendin dhe do të jenë pikërisht socialistët e thjeshtë të cilët do të votojnë këtë forcë.
“Lëvizja Socialiste për Integrim po punon fuqishëm dhe se strukturat e LSI-së kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të 8 majit”.
Ndërkaq, Rama ka nënvizuar premtimin e radhës, e cila ka të bëjë me dyfishin e rezultatit zgjedhor.