Al Qaeda “duhet” të kompensojë viktimat e 11 shtatorit
Magjistrati federal Frank Maas në Manhattan e shpalli këtë vendim kryesisht simbolik.
Kompensimet janë të pagueshme për 110 të mbijetuarit dhe familjet e 47 viktimave që vdiqën në sulmin ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në New York.
Nuk ka gjasa që kompensimet të paguhen. Por një prej paditësve, Ellen Saraçini, tha se ajo është e lumtur në lidhje me këtë vendim. Victor Saraçini, bashkëshorti i saj, ishte piloti i një prej dy aeroplanëve që goditën Qendrën Botërore të Tregtisë më 11 shtator 2001.
Vitin e kaluar, gjykatësi George Daniels nënshkroi një gjykim mbi padinë e paraqitur nga familjarët e 47 viktimave. Ai gjeti se Irani, si dhe Al-Qaida dhe talieanët, ishin përgjegjës për sulmet dhe i kërkoi magjistratit federal për të vlerësuar dëmet.
Gati 3 mijë njerëz u vranë në sulmet terroriste në ndërtesat historike të New Yorkut.