E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Qaeda-Obamës:Mos u ngatërro me çështjet e myslimanëve, ose pasoja



Rrjeti terrorist Al Qaeda ka publikuar nje video të re në websitet islamike të internetit. Në videomesazhin e publikuar të dielën, zëdhënësi i Al Qaedës, Adam Gadahn shfaqet me kritika ndaj presidentit amerikan Barack Obama për përfshirjen e tij në çështjet e Lindjes së Mesme dhe çështjet e myslimanëve.
Gadahn gjithashtu e paralajmëron presidentin se nëse ai nuk tërheq trupat ushtarake nga Afganistani dhe Iraku, nëse nuk resht duke mbështetur Izraelin, nëse nuk liron të gjithë të burgosurit myslimanë, dhe nëse vijon të ngatërrohet në çështjet e myslimanëve, atëherë do të ketë pasoja të rënda. "Kështu që bëj zgjedhjen tënde, Barack, para se të jetë tepër vonë", thotë Gadahn duke iu drejtuar në emër shefit të Shtëpisë së Bardhë. Kjo ishte dalja e parë e Gadahnit, që nga muaji mars, kur ai u shfaq në një tjetër videomesazh dhe përkrahte sulmin dhe të shtënat që u regjistruan në bazën Fort Hood në Teksas në muajin nëntor. Gadahn është amerikani i parë që akuzohet për tradhëti që nga viti 1052. Autoritetet amerikanë kanë vendosur një shpërblim prej 1 milion dollaërsh për cilindo që jep informacione për arrestimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›