E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja kërkon me ngulm fitoren



Spanja një nga favoritet e këtij botërori do të kërkojnë të mposhtë Hondurasin në ndeshjen e sotme për të rifituar sërish statusin e favoritit pasi ka humbur në ndeshjen e parë kundër Zvicrës. Iberikëve u bën punë vetëm fitorja ndaj skuadrës nga Amerika Qendrore edhe për faktin se ndeshjen e fundit do ta luajnë kundër Kilit. Trajneri i Kampionëve të Europës Vicente Del Bosque ka bërë të ditur se skuadra e tij mezi po pret të tregojsë së cfarë është e aftë të bëjë pas humbjes në ndeshjen e parë. "Nuk do ta ndryshojmë stilin e lojës sonë dhe do të vazhdojmë të luajmë si kemi luajtur në dy vitet e fundit. Ne duhet të jemi më të saktë përpara portës dhe të krijojmë më shumë raste për të shënuar ndërsa për sa i përket pjesës tjetër , zotërimit të topit dhe krijimit të hapësirave besoj se do të luajmë me të njëjtin stil siç bëmë kundër Zvicrës", u shpreh ai. Për Vicente Del Bosque është një botëror i çuditshëm pasi sipas tij ka një ekuilibër mes skuadrave dhe nuk është e lehtë që një skuadër te jetë më superior ndaj një tjetre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›