E Diel, 1 Nëntor 2026

Brighi nuk do të largohet nga Roma


Agjenti i Matteo Brighi ka hedhur poshtë spekulime se mesfushori do të largohet nga Roma.

Brighi është lidhur me një kalim te Milani që nga fundi i sezonit të kaluar, por agjenti i tij mohon çdo mundësi të largimit të tij.

"Klubi ka thënë se ai është i pashitshëm. Roma gjithmonë ka qenë shumë e qartë dhe ai ende luan rol kyç në planet e trajnerit Ranieri. Më herët gjatë muajit ka pasur disa kërkesa dhe thashethemet filluan të qarkullojnë për një largim eventual.

"Por, ai është krenar që është pjesë e një ekipi kaq të rëndësishëm dhe është i gatshëm të bëjë sakrificat e duhura për të siguruar vend në 11-she", ka thënë agjenti i lojtarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›