E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Water for Elephants’ në ABC

‘Water for Elephants’ është filmi më i ri që do të shfaqet në Kino ABC. Ndërkaq, filmat ‘Rio’ dhe ‘The Roommate’ do të vazhdojnë po ashtu të shfaqen në repertorin e rregullt të kinemasë. Nga Alfred Beka më 16 maj 2011 në ora 08:44

Filmi më i ri që do të fillojë të shfaqet në Kino ABC është ‘Water for Elephants’, i cili i takon zhanrit dramë dhe zgjatë një orë e 55 minuta.

I bazuar në romanin bestseller me të njëjtin titull, filmi ‘Water for Elephants’ (Uji për Elefantët) është një romancë e rrallë dhe e papritur. Studenti i veterinës, Jakobi takohet me Marlenën dhe dashurohet me të. Ajo është një artiste cirku. Të dy bashkohen në një lidhje të veçantë. Ata i lidh dashuria për një elefant. Në kushte të vështira, përfshirë edhe burrin e rrezikshëm të Marlenës, Jakobi dhe ajo gjejnë dashurinë e jetës së tyre.

Në rolet kryesore luajnë Reese Witherspoon, Robert Pattinson, Christoph Waltz etj. Ndërsa regjia është bërë nga Francis Lawrence.

Filmi shfaqet në Kino ABC, prej sot (e hënë) në ora 20:00 dhe 22:00.

Ndërkaq, repertori i rregullt i shfaqjes së filmave në Kinemanë ABC është si vijon:
"Rio", aksion, aventurë, komedi, i cili zgjatë një orë e 36 minuta, shfaqet në ora 16.

Filmi “Rio” është një film i animuar i metrazhit të gjatë nga autorët e filmave “Ice age”. Filmi komedi, me plot aventura, flet për makaun i cili vjen në Rio de Zhaneiron e bukur. Makau mendon që është i fundit nga raca e tij. Por, kur kupton që ekziston edhe një makau tjetër, femër, ai ikën nga kafazi i tij dhe niset për në Rio. Por, dashuria nuk vjen në shikim të parë. Femra ishte ndryshe. Ajo ishte e rritur ndryshe dhe e pavarur, jo si Makau, që ishte i butë dhe i qetë. Por, duke u shoqëruar së bashku dhe duke jetuar bashkë për një kohë, ata mësojnë për miqësinë, për dashurinë dhe për trimërinë.

Në film luajnë: Jesse Eisenberg, Anne Hathaway, George Lopez, Tracy Morgan, Jemaine Clement. Regjia e filmit është bërë nga Carlos Saldanha.

‘The Roommate’ është filmi tjetër që po shfaqet në Kino ABC. Filmi i takon zhanrit triler dhe zgjatë një orë e 33 minuta.

Në mesin e dy mijë kolegëve, janë rreth tetë milionë shoqe dhome të mundshme. Kur të komplikohen gjërat, mbaron me dikë të panjohur në dhomë. Sara Ueber është një studente e vitit të parë, së cilës i bie të ketë Rebeka Vudsin për shoqe dhome në konvikt. Ato bëhen shoqe, por Rebeka së shpejti fillon të bëhet vajzë e shqetësuar dhe fyen disa njerëz të afërm të Sarës.

Në rolet kryesore luajnë: Leighton Meester, Minka Kelly, Alyson Michalka, Cam Gigandet, Danneel Harris, etj. Ndërsa regjisor i filmit është Christian Christiansen.
Filmi shfaqet në ora 18:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›