Al Qaida mund të infiltrohet në Azinë Qendrore
Al Qaida synon që të infiltrohet në Azinë Qendrore për të trajnuar militantët dhe për të shndërruar ish-republikat sovjetike në zona të trazirave, ka deklaruar sot i dërguari amerikan për Pakistanin dhe Afganistanin, Richard Holbrooke.
Perëndimi brengoset për stabilitetin në këtë rajon me popullatë shumicë myslimane, i cili dominohet nga qeveritë autoritare, por sekulare. Analistët besojnë se militantizmi në këtë rajon mund të përhapet nga Afganistani.
“Mendoj se rajoni rrezikohet më pak nga talenbanët e më shumë nga Al Qaida, e cila trajnon terroristët ndërkombëtarë”, tha Holbrooke gjatë vizitës së tij në Taxhikistan.
“Është kjo një gjë që brengos SHBA-në dhe të gjitha shtetet e këtij rajoni. Dhe kur them të gjitha shtetet, atëherë mendoj edhe për Pakistanin, Kinën dhe Indinë”, shtoi ai.
Grupi kryesor militant që vepron në rajon, Lëvizja Islamike e Uzbekistanit, synon të përmbysë qeverinë e këtij vendi dhe të vendos regjimin islamik.
Besohet se pjesëtarët e Lëvizjes Islamike të Uzbekistanit tani kanë filluar përhapjen në rajon, për të nxitur trazira në rajonin e dobësuar nga kriza ekonomike dhe nga varfëria në rritje.
Holbrook ka filluar turneun e tij nëpër Azinë Qendrore, me ç’rast ai do të vizitojë edhe Kirgizinë, Uzbekistanin, Turkmeninë dhe Kazakistanin.