E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tymoshenko tërheq padinë

Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, ka tërhequr padinë e saj ligjore, me të cilën synoi të sfidojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, në të cilat ngadhënjeu udhëheqësi pro-rus i opozitës, Viktor Janukovic. Tymoshenko theksoi se ka vendosur të tërheq padinë, ngase nuk beson se gjykata mund të marrë një vendim korrekt.

Tymoshenko, duke nënvizuar se nuk e njeh fitoren e Janukovicit në zgjedhje, theksoi se ka vendosur të tërheq padinë, ngase gjykata nuk ka pranuar që të studiojë dëshmitë, të cilat ajo ja ka paraqitur gjykatës për manipulim të votave.

“Në këto rrethana, ne thjeshtë nuk shohim arsye për vazhdimin e këtij procesi. Ne po tërheqim padinë tonë”, theksoi Tymoshenko.

Janukovic, i cili do të inaugurohet më 25 shkurt si president i ri i Ukrainës, ka mohuar akuzat për manipulim të votave nga ana e tij. Në rrethin e dytë zgjedhor, të zhvilluar më 7
shkurt, ai ka mposhtur Tymoshenkon me një epërsi të ngushtë prej 3.5 për qind.

Të paktë kanë qenë ata, të cilët kanë besuar se Tymoshenko do të fitojë rastin në gjykatë, por vendimi i saj i djeshëm për të tërhequr padinë i ka befasuar të gjithë në Ukrainë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›