E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistani "rrëzon" qeverinë holandeze të Balkenendes

çështja e misionit ushtarak në Afganistan ka cuar në rrëzimin e qeverise holandeze. Kryeministri demokristian, Jan Peter Balkenende ka bërë të ditur përcarjen e maxhorancës në përfundim të një mbledhjeje të gjatë të qeverise, prej 16 orësh, lidhur me pjesëmarrjen ushtarake në operacionet kundër talebanëve. Partia e dytë e koalicionit, ajo Laburiste është tërhequr, vendim që do të cojë vendin në zgjedhje, pasi kryeministri nuk ka më maxhorancën.

"Do të njoftoj më vonë mbretëreshën për dorëheqjen e ministrave dhe sekretarëve të shtetit të partisë Laburiste", bëri të ditur Balkenende. Aleanca trepartiake ishte e përcarë lidhur me prezencën ushtarake në provincën Uruzgan të Afganistanit, ose me tërheqjen e trupave holandeze me skadimin e afatit të misionit në gusht.

Anisa Braho

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›