E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët protestë para Kryeministrisë, përleshje me policinë

TIRANË-Nuk ka kaluar e qete protesta e sotme e minatoreve. Pasi konsideruan se qeveria ka bere veshin e shurdher ndaj kerkesave te tyre, minatoret tentuan hyrjen me force ne godinen e kryeministrise per tu takuar me kryeministrin Sali Berisha. Protestuesit u munduan te cajne rrethimin e efektiveve blu qe ishin vendosur para godines se kryeministrise por hasen gardhin e hekurt te policise. Protesta kulmoi me perleshjen disa sekonda trup me trup mes protestuesve dhe policise. 
Minatoret kerkuan miratimin e statusit te minatorit. Miratimi i statusit të minatorit, sipas përfaqësuesve të sindikatës pritet të zgjidhë përfundimisht kërkesat ekonomike të punonjësve të nëntokës për pension deri në moshën 50 vjeç me 10 vite pune, me një shumë prej 20 mijë lekë të reja.

Mbaron protesta e minatoreve. Xibri: Na dhunuan ne protesten per te drejten tone

Ora 14:40-Kreu i shoqates se minatoreve, Fiqiri Xibri e deklaroi te mbyllur per diten e sotme protesten e minatoreve. Edhe pse nuk moren asnje pergjigje per kerkesat e tyre, Xibri theksoi ne nje interviste per TVNews24 se kjo nuk do te ndale protestat e tyre. "Ne do vazhdojme te protestojme deri ne plotesimin e kerkesave qe i kemi parashtruar qeverise". Xibri theksoi se nje minator eshte shtruar ne spital per shkak te gjendjes jo temire shendetesore pas thyerjes qe i bene kycit te krahut. Kemi persona qe u rrahen, jo plage te renda, por dhuna ishte e pranishme" tha Xibri.

Perleshen minatoret me policine
Ora 12:53-Minatoret perleshen me policine. TVNews24 ka ndjekur direkt protesten e minatoreve para godines se qeverise shqiptare. Minatoret te cilet kerkojne me insistim takim me kryeministrin kane tentuar te hyjne me force ne godinen e qeverise. Forcat e shumta te policise qe kane rrethuar aktualisht institucionin e kryeministrise kane ndalur mesymjen dhe kane shtyre per disa metra larg godines protestuesit. Protestuesit nuk largohen nga godina kryeministrore.

Minatoret protestojne, situata e tensionuar

Minatorët kanë nisur sërish protestat në Tiranë, duke kërkuar më shumë të drejta ku përfshihet edhe statusi i minatorit. Protesta nisi sot në mesditë para godinës së kryeministrisë dhe po zhvillohet plot tension. Policia nderkaq ka rrethuar godinen e qeverise, ku disa minatore dhe jane konfrontuar me efektivet blu.

Gjate protestes kreu i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri duke folur para minatoreve me nje autoporlant ka bere thirrje se sot eshte dita vendimtare kur minatorit do ti plotesohen kerkesat. Xibri mandej ka kërkuar një takim me kryeministrin Sali Berisha për të parashtruar kërkesat e tyre. 
Kreu i shoqates se minatoreve ka akuzuar qeverinë se ka qëndruar indiferente ndaj kërkesave të tyre. “Kërkojmë me urgjencë miratimin e statusit të minatorit. Sali Berisha të mbledhë sot qeverinë dhe ta miratojë”, tha Xibri për mediat. Minatorët kanë kërkuar edhe uljen e çmimit të energjisë elektrike.
Në mbështetje të minatorëve ka dalë edhe kreu i Konfederatës së Sindikatave.
Kërkesa për takim me kryeministrin është kërkuar më këmbëngulm nga minatorët të cilët kanë kërcënuar se i kanë lënë afat Berishës deri në orën 12:55 minuta.
Ndërkaq kanë nisur përforcimet me polici rreth godinës kryeministrore. Institucioni është rrethuar me 4 kordona policie ndërsa ushtarake te armatosur janë vendosur dhe në tarracen e godinës së qeverisë. Disa minatore nuk jane ndalur dhe jane konfrontuar me policine. Nuk ka te lenduar mes paleve, vetem nje person qe ka rene ne gjendje te fikti.
Mesohet se policia ka shoqeruar disa prej minatoreve ne polici.

Kjo nuk eshte protesta e pare e minatorve. Disa muaj me pare ne vitin 2009 ata protestuan dhe kerkuan nga qeveria qe te miratoje statusin perfundimtar te minatorit, te rishikohet mosha e pensionit dhe pagat. Minatoret kerkojne qe te dalin ne pension zyrtarisht ne moshen 50 vjec.
Miratimi i statusit të minatorit, sipas përfaqësuesve të sindikatës pritet të zgjidhë përfundimisht kërkesat ekonomike të punonjësve të nëntokës për pension deri në moshën 50 vjeç me 10 vite pune, me një shumë prej 20 mijë lekë të reja.
Në Korrik 2009, Qeveria miratoi ligjin për moshën e pensionit të minatorëve, që kufizon moshën e daljes në pension të kësaj kategorie nga 65 në 60 vjeç dhe vjetërsinë në punë nga 35 në 30 vjec.

(DanielaBonollari/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›