E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolonitë hebrenje hidhërojnë SHBA-në

Një bashkëpunëtor i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, hodhi sot poshtë hidhërimin e SHBA-së, për shkak të vendimit të Izraelit për të miratuar ndërtimin e shtëpive të reja në afërsi të Jerusalemit, duke theksuar se është kjo pjesë e një programi rutinor për ndërtim.

Netanyahu dukej se ishte i prirë që të frenojë grindjen e re me Washingtonin për kolonitë, duke kërkuar nga ministrat e kabinetit të tij që të përmbahen, pasi që Shtëpia e Bardhë theksoi se është tejet e pakënaqur për shkak të planit izraelit, për të ndërtuar 900 shtëpi të reja në Gilo.

Ndërtimet në Gilo kanë vazhduar në baza të rregullta për disa vjet me radhë dhe nuk ka asgjë të re në planet aktuale për ndërtim, tha bashkëpunëtori i Netanyahut.

Publikimi i planit për ndërtime në Gilo nga ana e Izraelit u kritikua ashpër nga palestinezët, nga SHBA-ja, nga BE-ja dhe nga OKB-ja.

Ndihmësi i presidentit palestinez Mahmoud Abass, Nabil Rdaineh, dënoi këtë plan për ndërtim, duke theksuar se ky plan shkatërron edhe gjasat e fundit për vazhdimin e procesit paqësor.

Kryenegociatori palestinez, Saeb Erekat, theksoi se Netanyahu ka pasur mundësi që të zgjedh mes kolonive dhe paqes dhe akuzoi Izraelin se konfliktin po tenton ta zgjidh me ndërtime, në vend se ta zgjidh në tavolinën e bisedimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›