E Diel, 1 Nëntor 2026

Lukashenko: Do ti rrah aq keq opozitarët, sa të mos mund të ikin përtej kufirit

Gjendja në Bjellorusi sa vjen e përshkallëzohet. Vendi pothuajse ka falimentuar, çmimet në ngritje nxjerrin në rrugë gjithnjë e më shumë njerëz. Presidenti Lukashenko ka paralajmëruar se do të veprojë me ashpërsi.

Aleksander Lukashenko gjestikulon egër me duart e tij, ngre me kërcënim dorën e djathtë, ndërkohë që flet me zemërim. Aktivistët, që përmes internetit bëjnë thirrje për protesta, ai dëshiron që “ti rrahë personalisht”. Në foto, Alekasder LukashenkoNë foto, Alekasder Lukashenko

“Unë do të vëzhgoj me vëmendje dhe do t’i rrah pastaj ata ashtu që mos të mund as të ikin përtej kufirit.”

Por ai nuk e thotë, se si do të ndodhë kjo konkretisht. Opozita është halë në sy për Lukashenkon. Po ashtu edhe interneti. Kjo për faktin se opozitarët në kryeqytetin Minsk i përdorin fuqishëm rrjetet sociale, për të bërë thirrje për protesta. Dhe pakënaqësia e shumë njerëzve në Bjellorusi përhapet gjithnjë e më shumë edhe në internet. Kështu për fillim të korrikut në internet është bërë thirrje për një grevë të përgjithshme. Kryefjala e saj: “Mposhte frikën tënde – bëhu hero”. Një sllogan kundër ndjenjës së pafuqisë që ndihet në tërë vendin.  /DW/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›