E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Zawahri- sulmon Papën dhe vendos gishtin kundër Iranit

Al Zawahri, numri dy i Al Kaedës ne një video të hedhur nëpërmjet internetit ka lëshuar disa mesazhe kundër SHBA-së dhe Iranit. Në regjistrimin prej 16 minutash ai u tall me vendimin e Xhorxh Bushit për të pezulluar tërheqjen e trupave në Irak të parashikuar këtë verë, duke thënë se Presidenti I Shtetve të Bashkuara të Amerikës nuk ka kurajë të pranojë humbjen dhe se po përpiqet që t'ia kalojë "pataten e nxhetë" pasardhësit të tij. "Trupat amerikane nëse do të ikin do të kenë humbur gjithçka dhe nëqoftëse do të vendosin për të qëndruar do të lënë takim me vdekjen- pohon mjeku egjiptian ideatori i Al Kaedës, sepse kjo është ajo që Bushi ka zgjedhur për ushtrinë e tij dhe për popullin e tij, i cili e ka votuar dy herë".

Por zëvendësi i Osama Bin Laden kthehet duke vënë në shënjestër Papa Benediktin XVI si një armik të Islamit. Duke iu referuarfjalimit të mbretit saudit me Vatikanin, Al Zawahri akuzon: "Familja mbretërore saudite ua ka dorëzuar pasuritë e gadishullit arab amerikanëve dhe u ka lejuar atyre hyrjen në tokat tona. Abdullah ibn Abdelaziz angazhohet të vizitojë Papën, që sulmon Islamin dhe profetin e tij dhe e ka ftuar të dialogojë mes të dy feve. Por përpara se të dialogojë me jomyslimanët përse nuk dëgjon popullin e tij mysliman që jeton në varfëri, në papunësi dhe pa ujë e drita?".

Ayman Al Zawahri ka zgjedhur përvjetorin e rënies së Bagdadit për të nisur luftën kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj.

Videoja e numrit dy të Al Kaedës është një apel myslimanëve për tu mobilizuar kundër SHBA-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›