E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy përrallëza që do ua tregojmë fëmijëve pas disa vjetësh

 

Të jeni të sigurt që pas 10- vjetësh do të këtë dy përralla që do t`ju tregohen fëmijëve.

E para përrallëz: Na ishte njëherë një “trim” anonim që i shkeli të gjithë me këmbë dhe e drodhi tokën me bëmat e tij. Atij nuk mund t`i hynte asnjë gjemb në këmbë sepse falë të ashtuquajturës “demokraci-lavire” askush nuk mund t`i bënte dot asgjë. Bile-bile edhe ndonjë “aksident automobilistik fantazëm” nuk mund të programohej dot për të sepse Ai (“trimi”) edhe pse nuk kish shokë shumë dinte t`i gënjente shokët, ose t’i blinte Ata.

Përrallëza e dytë, treguar nga një shqiptar i thjeshtë:

Na ishte njëherë një “spitullaq” që e gjeti vendin e shqiptareve në një udhëkryq dhe u bë timonieri i tij.

Njerëzit nuk e kuptonin dot formën e tij amorfe, por Ai ia mbërriti të bënte çfarë t’i donte qejfi duke ia hedhur fajin njerëzve që s`munden ta kuptonin.

Një ditë Ai veshi bluzën e martirit, pantallonat e qoftë largut dhe nisi të pshurrte mbi të gjithë: të gjallë e të vdekur...

Ndërsa kur donte të fshinte të ndenjurat zhubraviste fotografitë... i zhubraviste që letra të bëhej më e butë e më pas thoshte “sa pak histori që ka pasur, deri sa dola unë në horizont,... më lumtë mua!”.

Kështu bënte “spitullaqi” derisa një ditë... Vazhdimin, do e mësojmë në vitet në vazhdim...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›