Dr.Laura, një nga 4 kozmologet femra në botë, është shqiptare..!
Gjatë punës si gazetar shpesh me krijohet mundësia për të takuar njerëz interesantë dhe të veçantë, por personazhi i sotëm i cili do të jetë i ftuar në rubrikën tonë intervista do të jetë tejet specifik. Kjo për shkak të profesionit të saj. Ajo është kosmologe, një profesion tejet i rrallë në të gjithë botën, ndërkohë është e vetmja shqiptare me një profesion të tillë dhe një nga shumë pak femrat në të gjithë botën që merren me këtë shkencë.
Laura Mersini Houghton jeton në SHBA dhe në komunitetin e shkencëtarëve botërorë është e njohur për teoritë e saj për kozmosin dhe krijimin e gjithësisë, ka sfiduar teorinë e Ainshtanjit, për të cilën ka marrë vlerësime ndërkombëtare, por në Shqipëri thuajse nuk është e njohur fare.
BBC - Laura si do ta prezantoje veten?
Laura Mersini - Unë punoj si profesore asistente në Universitetin e North Caroline në Chapel Hill. Fusha ime e specializimit është fizika teorike dhe kozmologjia. Studimet e para i bëra në Shqipëri, ndërsa master, doktoraturë dhe post doktoraturë në Amerikë.
Profesioni juaj është kozmologe. Çfarë në fakt nënkupton ky term?
Në këtë moment, përfshin shumicën e fizikës teorike. Ka të bëjë me studimin e universit në tërësi dhe me historinë e universit që nga koha e Big Bang, si fillojë universi dhe deri në universin e kohës së tanishme.
Laura, unë di që ju keni kryer studimet në Shqipëri për fizikë. Përse vendosët të merreshit me kozmosin?
Kjo fushë është shumë interesante për çdo student që bën doktoraturën në fizik. Është fushë shumë e vështirë dhe kjo është një nga arsyet përse jo shumë veta punojnë në këtë fushë. Pra, intriga ishte aty dhe unë vendosa ta vazhdoj deri në fund këtë kuriozitet.
Pak më herët, unë thashë se nuk ju njohin shumë njerëz këtu në Shqipëri, përse ndodh kjo?
Ndoshta, ngaqë u bënë vite që kam ikur dhe pjesërisht dhe për fajin tim që nuk kam mbajtur lidhje me profesorët dhe kolegët e mi në Shqipëri.
Mbase ju Laura nuk jeni e njohur këtu në Shqipëri, megjithatë ju jeni e njohur në qarqet shkencore ndërkombëtare dhe një nga arsyet përse jeni e njohur është sepse keni sfiduar një teori të Ainshtanjit. A mund ta shpjegoni këtë?
Në këtë moment nga avancimi teknologjik ne kemi shumë të dhëna astro-fizike të cilat ndikojnë se universi mbizotërohet nga një energji që quhet Dark Energy e cila është 70% e energjisë totale të universit dhe është shumë e vështirë për t'u shpjeguar me teorinë e Ainshtanjit, prandaj shumica e fizikantëve teoricienë mundohen që të gjejnë ose një teori më të përgjithshme e cila do ta kishte si pjesë të sajën teorinë e Ainshtanjit, ose një teori tjetër shumë më ndryshe se teoria e Ainshtanjit. Por në radhë ta parë janë të dhënat astrofizike të cilët detyruan fizikantët teorikë që ta pranojnë mundësinë që ndoshta ne na duhet diçka më shumë sesa teoria e Ainshtanjit.
A ishte kjo ajo teori e juaj që ju bëri që të fitoni kredibilitet në qarqet shkencore botërore?
Patjetër. Kjo siç e përmenda më parë është një fushë shumë e vështirë dhe të bësh një teori nuk është e mjaftueshme për të fituar kredibilitet, sepse duke qenë një problem shumë intrigues për anën psikologjike, shumë nga kokat më të mira të botës janë marë me këtë problem dhe secili ka teorinë e vet që mundohet ta shpjegojë. Asnjeri nga ne nuk ka patur sukses të plotë deri tani, megjithatë kur ne arrijmë të bëjmë një parashikim i cili përputhet me të dhënat astrofizike me ato ç‘ka vrojtojmë në qiell, atëhere kjo i jep teorisë kredibilitet. Fusha ku unë kam punuar, qoftë për “Dark Energy” këtë energji misterioze që mbizotëron në akselerimin e universit, qoftë edhe fillimi i universit dhe i Big Bang, në të dyja këto teori unë jam munduar që të bëj dhe parashikime të cilat mund të testohen me të dhënat astrofizike dhe ka qenë kjo përputhje e cila fitoi kredibilitet në komunitetin e fizikës.
Unë di që ju jeni vazhdimisht në kontakte me kozmologët, fizikantët më të njohur të botës. Keni takuar për shembull Stephen Haëking apo edhe nobelistë të tjerë. Si ju pranojnë ata ju kur ju i thoni se vini nga Shqipëria?
Komuniteti i fizikës teorike dhe kozmologjisë është i vogël dhe ne na bie që ta takojmë njeri-tjetrin shumë shpesh që nga nobelistët dhe të gjithë anëtarët e tjerë të komunitetit nëpër konferenca që organizohen 3 – 4 herë në vit në vende të ndryshme të botës.
Nga ana tjetër komuniteti ka një frymë shumë demokratike, asnjeri nga ne nuk i vë shumë rëndësi titujve apo famës apo origjinës nga kush vend vijnë, por më tepër këto takime ne mundohemi t'i shfrytëzojmë duke bërë debate me njeri-tjetrin për teoritë tona, qoftë për të hedhur poshtë, qoftë për të përkrahur ato teori që na duken më të vlefshmet. Prandaj të qënit shqiptar nuk është një çështje që i kanë vënë shumë rëndësi anëtarët e tjerë të komunitetit, të paktën kështu mendoj unë.
Po habiten që është një vend relativisht i vogël dhe ka persona të cilët kanë interes për një fushë e cila gjithsesi kërkon studime të thella dhe fonde të mëdha?
Kjo po që ka qenë më tepër në drejtim të të qenit femër e cila është një minoritet në Fizikë.
Ju jeni një nga 3 – 4 kozmologet në të gjithë botën, ndërkohë që kozmologë janë rreth 200. Si të bën të ndjehesh kjo gjë?
Është një nga kënaqësitë më të mëdha. Jo pse ne jemi një grup i vogël, dëshira ime do ishte që sa më shumë anëtarë të tjerë të bashkoheshin. Është një tendencë që po ndodh nga që problemet më fondamentale në fizikë në këtë moment janë problemet e kozmologjisë dhe shumë fizikantë nga fusha të tjera kanë filluar që t'i futen kozmologjisë. Por, nga ana tjetër ka dhe kënaqësi shumë të madhe, sepse në çdo moment që njëri nga ne arrin të ketë një teori e cila na duket të tërëve e vlefshme, atëherë është një hap shumë i madh progresi në fizikë.
Puna juaj specifike me hapësirën ju bën që të komunikoni shpesh edhe me shkencëtarë të tjerë të NASA, ato që publiku i shikon në TV, kur komunikojnë me astronautët të cilët shkojnë në hapësirë. Sa shpesh dhe çfarë lloj komunikimi keni me këta shkencëtarë të tjerë?
Një aspekt shumë i rëndësishëm i punës time është komunikimi me astrofizikantët dhe me astronomët, sepse është shumë e rëndësishme që të tërë fizikantët të mos shkruajnë teori vetëm për hatër të teorive, por të krijojnë teori të tilla të cilat bëjnë parashikime që mund të testohen. Unë personalisht jo vetëm që mbaj kontakte me ta, por edhe bashkëpunoj, ku unë paraqes anën teorike dhe bëj parashikimin teorik, atë lloj devijimi për të cilën ata duhet të shikojnë dhe pastaj ata bëjnë analizën e të tëra të dhënave që janë mbledhur nga astronautët dhe shikojnë nëse parashikimi i teorisë përputhët me atë çfarë ne shikojmë në qiell.
Deri ku shkon dëshira jote për të gjetur, për të zbuluar kozmosin dhe origjinën e tij?
Shpresoj që s’do jem asnjëherë e kënaqur, bile jam e bindur që mistere natyre do ketë jo vetëm për mua gjatë jetës time, por edhe për shumë breza të tjerë më mbrapa. Kënaqësia është në proçesin e përditshëm.
Flet për mistere dhe ndërkohë për detaje fizike ekzakte, flet dhe për rregulla që ndodhin në natyrë ose që syri i njeriut nuk i shikon dot, por ti i parashikon. A beson në zot, Laura?
Nuk do të doja të isha në librat e këqinj të zotit, por fetare nuk jam.
*Nazim Rashidi është gazetar i radios BBC.Ka punuar si korrespodent i BBC në Tiranë dhe aktualisht është korrespodent i BBC nga Shkupi
BOX 1
Kush është Laura Mersini
Dr.Laura Mersini-Houghton është fizikante-kozmologe dhe pedagoge në University of North Carolina në Chapel Hill (SHBA) që nga janari 2004. Fillimet e karrierës së saj i ka në Tiranë ku është diplomuar për Fizikë dhe në 2000 ka marrë një PhD nga University of Ëisconsin-Milëaukee. (SHBA)
Kozmologjia në teorinë e fizikës është një nga fushat më intriguese të shkencës. Në komunitetin e vogël të këtyre shkencëtarëve ka vetëm 4 femra në të gjithë botën dhe një nga këto është znj.Mersini. Punimet e saj me të cilat njihet në qarqet shkencore dhe për të cilat mund të gjenden qindra artikuj në internet, përqëndrohen tek një lloj energjie e quajtur Dark Energy.
BOX 2
“Matematikisht, propabiliteti për jashtëtokësorë është 100%”
Cila është teoria e fundit për të cilën keni fituar respekt ose mbase ka patur dhe reagim pasi ju e keni publikuar?
Teoria e fundit që kam punuar vitin e kaluar është teoria e “Fillimit të Universit” dhe kjo hyn më tepër në një fushë që ka filluar të zhvillohet kohët e fundit që quhet “String Cosmology”.
“String theory” është në këtë moment kandidati kryesor për të qenë teoria themelore e gravitetit kuantik, por një nga problemet me këtë teori është që parashikon me biliona dhe biliona universe që duken njëlloj si universi jonë.
Sa të vegjël jemi ne Laura si kozmos apo universi jonë sa i vogël është?
Shumë pa rëndësi.
Çfarë shikon ti kur shikon yjet, qiellin?
Përsosmërinë e natyrës dhe intrigat.
Si të bën kjo të ndjehesh?
Si një foshnje me kuriozitet të pastër për natyrën, sepse sado që të studiojmë dhe akumulojmë, ajo e cila dimë është një përqindje jashtë mase e vogël në krahasim me misteret që mbeten akoma për tu zbuluar. Ky lloj kurioziteti, me këtë pastërti është gjëja më e bukur për ta kaluar jetën.
Ti studion kozmosin, ndërkohë nuk je një astronaute për të udhëtuar në kozmos. Do kishe dashur të shikoje se çfarë është përtej yjeve?
Jo aq shumë, sepse kur mendon në shkallë kozmologjike përtej yjeve nuk është shumë larg. Distancat në shkallë galaksike janë shumë shumë të vogla në krahasim me distancën e universit dhe distanca e universit nuk dihet se sa është, sepse vetë termi univers përdoret në dy kuptime. Një është universi i dukshëm i cili përcaktohet nga rrezja e Hapel që është emëruar pas shkenctarit Hapel që ishte i pari që zbuloi zgjerimin e universit. Kjo rreze është 1027 centimetra që është diçka që mendja njerëzore arrin ta kuptojë. Por kjo pjesë e universit është një pjesë shumë e vogël në krahasim me universin e vërtetë. Problemi është që rrezja Hapel përcakton një kufi në të cilin ne arrijmë të shikojmë, pra me sinjalë drite nuk arrijmë të shikojmë përtej kësaj rreze dhe nuk arrijmë të shohim se çfarë ka.
Besoni atëhere që ka planete të tjera?
Nuk ka asnjë arsye përse të mos ketë.. Asnjë gjë speciale për universin tonë.
Domethënë ka dhe marsianë dhe jashtëtokësorë?
Nga ana matematikore me probabilitet është pothuajse 100%.
Sa kohë do i duhet njerëzve për t'i verifikuar këtë fenomene?
Për mbitokësorët unë se di. Në të njëjtën mënyrë si ana matematikore thotë që nuk është asgjë e veçantë për universin tonë dhe mund të ketë dhe universe të tjera, e njëjta gjë dhe për njerëzit. Për teorinë nëse ka diçka tjetër përtej universit, kjo do arrihet brenda një kohe shumë të shkurtër 4-5 vjet, sepse në këtë moment janë dy ose tri eksperimente shumë të rëndësishme që po ndërtohen një në Fërmilev dhe një në Kaliforni të cilat do arrijnë të shikojnë kaq larg nëpërmjet një efekti që quhet efekti “Landsore gravitacional”. Ky efekt është i thjeshtë për t'u kuptuar me teorinë e Ainshtanjit sepse sikurse ne e dimë që çdo trup ka gravitet, në të njëjtën mënyrë dhe një grup galaktikash kanë fushën e vet gravitacionale dhe e ka aq shumë të fuqishma sa kur një sinjal drite kalon nëpër këtë grupim galaktikash, fillon të devijohet. Është si puna e lenteve, por për shkak të fushës gravitacionale. Duke parë këto devijime, ne do shikojmë deri ku ka strukturë dhe të shikojmë rrezen Hapel.
DICITURA E FOTOS SE MADHE – Spikerë dhe organizatorë të Origins of Time's Arroë, konferencë shkencore në Neë York Academy of Sciences: (nga e majta në të djathtë) Justin Khoury, Jorge Pullin, Brian Greene, Katherine Freese, Lee Smolin, Laura Mersini-Houghton, David Albert, Tom Banks, Gary Horoëitz, Andreas Albrecht, Gary Gibbons, Leonard Parker, Eva Silverstein, Max Tegmark, Robert Ëald.
Nga aktorët, gazetarët dhe biznesmenët miliarderë te gangsterët e burgosur:
15 shqiptarët më të famshëm të SHBA
1
Anthony Athanas (lindur më 1911 në Korçë). Shkoi në Nju Jork kur ishte vetëm 5 vjeç dhe arriti të hapte në Boston një nga restorantet më të njohur të vendit.
Vitet e fundit, restoranti i tij shërbente afërsisht 700,000 vakte në vit, duke u konsideruar si restoranti i pestë mërëndësishëm në Amerikë.
Bostoni është qyteti ku jeton numri më i madh i emigrantëve shqiptarë në SHBA.
2
Florin Krasniqi ka lindur më 1964 në Kosovë. Është një biznesmen i suksesshëm në Amerikë. Në vitet e krizës së Kosovës ai mblodhi 30 milionë dollarë nga komuniteti shqiptar në SHBA dhe më pas i ofroi si ndihma për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Florin Krasniqi udhëton shpesh në Kosovë. Projekti i fundit është ndërtimi i një hidrocentrali.
3
Stan Dragoti është drejtor filmash, i njohur më shumë për komeditë e tij të 1980“Mr. Mom! dhe “The Man Ëith One Red Shoe”. Stan Dragoti është lindur në Nju Jork nga prindër shqiptarë. Vetëm pak muaj më parë ai vizitoi Tiranën, ku mori përsipër një projekt për ndryshimin e imazhit të shqiptarëve në botë.
4
Billi Kovaçi lindi më 1932 në Tenesin Lindor, nga prindër shqiptarë. Ai është një gazetar amerikan dhe ka mbajtur pozicione kryesore në gazeta si: “The Neë York Times”, “Atlanta Journal-Constitution”, dhe bashkëautor i librit mjaft popullor “Elementët e gazetarisë: Çfarë duhet të dinë njerëzit e lajmeve dhe çfarë duhet të presë publiku”. Ka themeluar një shoqatë me emrin Komiteti i Gazetarëve, në SHBA.
5
Agim Kaba lindi më 16 shkurt të vitit 1980 në Nju Jork. Është një aktor amerikan. Pas shkollës së mesme ai është diplomuar për arte të bukura. Ndërkohë Agimi është duke luajtur rolin e Aaron Snyder në serinë amerikane “As the Ëorld Turns” dhe është kandiduar për çmimin "Emmy". Emri i tij përkthehet shpeshherë nga mediat si "lindja e diellit". Kaba ka luajtur gjithashtu në një episod të Charmed.
6
Masiela Lusha lindi më 23 tetor 1985 në Tiranë, Shqipëri. Ajo është një aktore shqiptare-amerikane nga ShBA. Familja e saj ka emigruar në Shtetet e Bashkuara kur ajo ishte 7 vjet. Kur ishte 12 vjeç, ajo publikoi një libër me poezi, në dy gjuhë, Shqip dhe Anglisht. Ajo u bë aktore dhe luajti Carmen te seria “ABC The George Lopez Shoë” me George Lopez. Masiela ka luajtur gjithashtu edhe në filmin Summoning dhe Cherry Bomb. Shumica e adhuruesëve të saj mendojnë që ajo është spanjolle, për shkak të rolit që ajo luan në serialin “The George Lopez Shoë”, por ajo është një shqiptare-amerikane.
7
Gjeke Marinaj është një shkrimtar shqiptaro- amerikan. Lindur në Malësinë e Madhe më 1965, Gjekë Marinaj studjoi gazetari në Vlora dhe publikoi artikullin e parë në moshën 16 vjeçare. Në mesin e viteve 20, ai botoi një poemë anti- komuniste të quajtur “Kuajt” në gazetën Drita. Kjo poemë ishte dhe shkaku pse ai u detyrua të arratisëj nga Shqipëri, duke kaluar përmes maleve në Jugosllavi, e më vonë do të emigronte në SHBA.
8
Eliza Dushku lindi më 30 dhjetor 1980 në Boston, Massachusetts. Është një aktore amerikane me prejardhje nga një familje shqiptaro-daneze. U bë e njohur me rolin Faith në TV serinë Buffy dhe nga TV seria Angel. Prindrit e Elizës janë profesorë universiteti, babai është shqiptar nga Korça ndërsa nëna daneze dhe jep mësim në universitetin e Suffolk-ut në Boston. Filloi karierën e saj në moshën 10 vjeçare në filmin “That Night”, të cilën e pasuroi duke luajtur së bashku me disa yje të filmit amerikanë si :Robert de Niro, Ellen Barkin, Leonardo DiCaprio, Arnold Schëarzenegger, Jamie Lee Curtis, Halle Berry dhe James Belushi.
9
Ferid Murati lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Ëhiting, Indiana, ShBA nga Xhabir Murad Ejupi (i ati shqiptar) dhe Henrieta Boëman (e ëma amerikane). Ai është diplomuar në Universitetin e Virxhinias, ku gjithashtu u emërua profesor në vitin 1970. Aty ka punuar deri në vitin 1981 para se të zhvendosej në Stanford.
Studimet e tij janë përqëndruar në efektin e nitroglicerinës në trupin e njeriut. Ai ka punuar mbi këtë temë për vite të tëra bashkë me Robert Furchgott dhe Louis Ignarro. Të tre bashkë fituan çmimin Nobel në 1998. Ferid Muratit i dedikohet shpikja e Viagras, tashmë me famë në të gjithë botën.
10
James Belushi, lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor i kinematografisë, teatrit dhe televizionit në SHBA me prejardhje shqiptare.
Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adem dhe Agnes Belushit. Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen fshatin Qytezë në vitin 1934 në moshën 15 vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Është i famshëm për disa role në filma shumë të njohur hollivudianë.
11
John Belushi lindi më 24 janar 1949 në Çikago, Illinois, ishte aktor dhe këngëtar nga ShBA me prejardhjen shqiptare.
Më 1970 ai luan së bashku me Dan Aykroyd në bendin "The Blues Brothers".
Në mbarë ShBA-të bëhet i njohur kur luan në emisionin televiziv "Saturday Night Live". Ky emision është një nga shkallët e para për shumë aktorë për të hyrë në Hollyëood.
Filmi i parë i John Belushit është Animal House, kurse suksesi i tij më i madh është komedia The Blues Brothers nga regjisori John Landis, ku ai së bashku me Dan Aykroyd bëhet figurë kulti.
Nga përdorimi i gjatë i drogës ai vdes më 1982 në moshën 33 vjeçare dhe lë pas gruan Judy Jacklin.
12
Xhozef DioGuardi apo Joseph J. DioGuardi lindi më 20 shtator të vitit 1940, është politian amerikan me origjinë shqiptare nga Italia. DioGuardi është kongresmen në kongresin e Shteteve Bashkuara të Amerikës.
Sipas DioGuardit ai vjen nga një familje e ushtarëve të Skenderbeut të cilët kishin ndihmuar Mbretërinë e Napolit më 1461.
13
Donald Llambro është një nga gazetarët më të njohur në SHBA. Aktualisht është shef i korrespodencës politike në gazetën The Ëashinton Times. Ai ka lindur në 14 korrik 1940 në Masacusets nga prindër shqiptarë. Është i martuar dhe ka një djalë. Një nga artikujt e tij më të spikatur është zbulimi i disa kundërthënieve në debatin presidencial mes Xhon Kerri dhe Xhorxh Bush.
14
Ekrem Bardha është një nga biznesmenët më të njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan. Në moshën 70 vjeç ai është pronar të paktën 18 restoranteve McDonalds në SHBA si dhe i restorant Piaca-s në Tiranë. Ai, dy vëllezërit e tij dhe nëna janë arratisur nga Shqipëria drejt Greqisë gjatë diktaturës, duke lënë pas një vëlla të burgosur dhe pushkatuar nga rregjimi.
15
Aleks Rudaj është shqiptar nga Mali i Zi, por ndryshe nga të sipërpërmendurit, historia e tij është ajo e një gangsteri të pasur të akuzuar nga policia dhe FBI për një numër krimesh. Emri i Rudajt lidhet me aktivitetein në disa zona të njohura të Nju Jorkut për veprimtari ilegale si Bronx dhe Queens. Aktualisht Rudaj është dënuar me 27 vjet burg në SHBA
Përgatiti Elona Demollari